Idetë e Konicës për Kishën
Autoqefale e shtet të pavaru

Idetë e Konicës për Kishën<br />Autoqefale e shtet të pavaru
TIRANË - (Me rastin e VITIT FAIK KONICA shpallur nga Vatra/ Fletore koniciane nr. 17 – Ese)
 
II
Rastësi a nxitje, fakti është se "Shoqëria shqiptare e Bostonit" u themelua si një nevojë e domosdoshme menjëherë pas botimit në Amerikë - maj 1905 -, të një artikulli për shqiptarët nga filozofi dhe sociologu i shquar Max Nordau, vepra kryesore e të cilit "Degjenerimi" do të bëhej më pas burim frymëzimi për mjaft autorë e artistë, si Wilde, Ibsen, Wagner e Niçe. Artikullin e tij për shqiptarët dhe kryesisht për tolerancën e tyre fetare, veç një organi qendror të Neë Yorkut, e botoi edhe "La Questione Albanese", revistë arbëreshe që dilte në Buenos Aires. Konica do ta botojë te "Albania" këtë artikull, duke e cilësuar "të shkëlqyer". Për më tepër që konkluzioni i filozofit Max Nordau ishte mjaft domethënës dhe frymëzues: "Anët sipërfaqësore, thotë ai, nuk kanë pasur asnjëherë vlerën më të vogël në sytë e shkipëtarëve; e megjithatë, tre gjëra kanë qenë për ta të shenjta e të paprekshme: pavarësia, gjuha, zakonet".

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç