IDF sulmon 150 baza të Hezbollahut! Sulm terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur në Izrael! Vritet atentatori arabo-izraelit

IDF sulmon 150 baza të Hezbollahut! Sulm terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur në Izrael! Vritet atentatori arabo-izraelit

Nga bombardimet në Liban

Nga bombardimet në Liban

Edhe dita e sotme (6 Tetor) është shoqëruar me breshëri raketash dhe mortajash me IDF-së së Izraelit dhe Hezbollahu në Liban.

Teksa Tel Avivi njoftoi gjatë ditës mediat se kishte sulmuar 150 objektiva të Hezbollahut, pak më parë ishte ky i fundit që sinjalizonte se ishte kundërpërgjigjur. Por edhe një sulm në dukje terrorist ishte njoftuar në rajonin izraelit të Beersheva, duke lënë të paktën 1 të vrarë dhe 8 të plagosur në një stacion autobusi të zonës, teksa autori u vra nga forcat izraelite.

Netanyahu tha sot se do hakmerrej ndaj Iranit edhe i vetëm, teksa presidenti francez Macron bëri thirrje që Izraeli të mos furnizohej më me armë.

Për ngjarjen në Beersheva, ne stacionin e autobusit, Policia tha se po heton për të përcaktuar nëse sulmi, përveç raketave të Hezbollah, përfshinte edhe goditje me thikë dhe të shtëna me armë. Terroristi që kreu sulmin me një armë zjarri automatike sipas hetimeve paraprake, u qëllua për vdekje, tha shërbimi i ambulancës Magen David Adom. Ai ka kombësi arabo-izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi goditjen e 150 objektivave të Hezbollah, duke nënvizuar se ka identifikuar dhe shkatërruar depo armësh, tunele dhe infrastrukturë tjetër të Hezbollahut në fshatrat e Libanit jugor.

“Ushtarët - vazhdon IDF - gjithashtu shkëmbyen armë zjarri me Hezbollahun në zonë dhe drejtuan sulme ajrore kundër njerëzve të armatosur dhe vendeve të përdorura nga grupi islamik. Objektivat e goditura nga Forcat Ajrore izraelite përfshinin vendet e lëshimit të raketave antitank, qelizat e agjentëve, tunelet dhe depot e armëve”, shkruan “La Repubblica”.

Nga sulmi terrorist në stacionin e autobusit, në Izrael


Lajmi kryesor:

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit! Teherani i përgjigjet: Mos luaj me zjarrin! IDF sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vdekur! Akt terrorist në Izrael, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur në stacionin e autobusit


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

'Luizi na vëzhgon!' Kiara Tito zbulon se vuri kamera sigurie në shtëpinë e re luksoze

'Luizi na vëzhgon!' Kiara Tito zbulon se vuri kamera sigurie në shtëpinë e re luksoze