Foto nga Teherani

Ushtria izraelite ka "nisur një valë të re sulmesh kundër dhjetëra objektivave të regjimit iranian në zemër të Teheranit", ndërsa, njëkohësisht, "Forcat Ajrore Izraelite po punojnë për të kapur kërcënimet në të gjitha frontet", njoftoi zëdhënësja e IDF në një deklaratë.

Zëdhënësja e ushtrisë Effie Defrin tha gjithashtu se "Forcat e Mbrojtjes së Izraelit janë të gatshme të mbrohen dhe të sulmojnë, nga ajri, deti dhe toka, të vendosur për të mbrojtur qytearët.

Gjatë orëve të fundit, sirenat kanë rënë disa herë në Izraelin qendror për shkak të lëshimeve të raketave nga Irani, me intensitet të shtuar krahasuar me ditët e fundit. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran, Trump: Presidenti i ri kërkon armëpushim! Starmer: Samit ndërkombëtar për hapjen e Hormuzit