“West Side Family” nuk ishte më bashkë që kur tre anëtarët e grupit kishin nisur karrierën “solo”, por ata ishin ende miq dhe mund të ishin kurdoherë bashkë.

Një nga zërat më potentë të hip-hopit shqiptar Dr. Flori u nda nga jeta përpara një muaji dhe miku i tij Landi Hysi ka përjetësuar kujtimin e tij duke bërë të njëjtin tatuazh që mbante Dr. Flori në krah.

landi hysi

Bëhet fjalë për topin e basketbollit që Dr. Flori mbante në krah i cili simbolizonte numrin “23” që kishte idhulli i tij i basketbollit Michael Jordan.

Landi i ka dedikuar Dr.Florit edhe çmimin e fituar në Kënga Magjike 2014.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)