Idriz Balani çel ekspozitën: Në Shqipëri parqet janë bosh, puna ime ka gjetur vend në Kosovë

Artisti Idriz Balani çel në Muzeun Historik Kombëtar një ekspozitë me 65 skulptura të figurave tona kombëtare. Skulptori shprehet se parqet në Shqipëri janë bosh, prandaj politikat shtetërore duhet të ndryshojnë.

Skulptori Idriz Balani ka çelur në Muzeun Historik Kombëtar një ekspozitë. Në të prezantohen shtatore edhe buste të realizuara gjatë një jete, si për profesorët e tij të skulpturës, Hektor Hule, Muntaz Dhrami, deri tek Hasan Prishtina, Isa Boletini apo Ibrahim Rugova. Ndjeshmëria e autorit ndaj origjinës së tij çame, por edhe kërkesat e tij ndaj artit realist kanë bërë, që temat me karakter kombëtar edhe historik të zënë vend kryesor në punën e tij.

Veprat e tij sot gjendet në parqet e disa qyteteve të Kosovës, por tek-tuk edhe në Shqipëri. Prandaj artisti u bën apel institucioneve shtetërore, që të jenë më të vëmendshme ndaj skulpturës së parkut.

Një pjesë e tyre kanë gjetur vend, sepse kanë qenë konkurset në Kosovë në komuna të ndryshme, por edhe nga vet shteti. Për shembull, Isa Boletini është i vendosur në Kosovë edhe në Shkupë. Haxhi Zeka, apo Hasan Prishtina inaugurohet së shpejti në Vushtri, Hilary Klinton është vendosur në Sarandë etj.

Idriz Balani, skulptor

Parqet tona a kanë nevojë për më shumë skulptura?

Parqet tona janë bosh, për fat të keq. Ka nevojë për skulpturë parku, edhe për skulpturë me karakter historik. Kjo është çështje që u takon politikave shtetërore edhe bashkive, të nxjerrin fonde dhe të bëjnë konkurse, sepse jemi deficitar në këtë drejtim. Ngado që të kthesh kokën në parqet e botës sheh vepra arti. Këtu tek ne për fat të keq jo.

Idriz Balani, skulptor

Çfarë do të ndodh me skulpturat e Balanit pasi ekspozita të përfundojë?

Janë vepra, që do të jenë në galerinë time të artit. Me përjashtim të shtatores së Rugovës, që ishte e porositur për në Tiranë, por që për fat të keq nuk është vendosur. Kjo është çështje që i përket politikës. Edhe ajo do të kthehet në studio, por ndoshta do ta gjejë një ditë dritën që të vendoset në vendin e vet.

Idriz Balani, skulptor

Duke vlerësuar situatën ku gjendet sot arti, veçmas skulptura, Balani ka një mesazh edhe për artistët e rinj

Sot jemi në një udhëkryq të madh të artit në përgjithësi, sepse rendin pas rrymave të reja. Por duhen edhe politika shtetërore, për t’i afruar më tej, por edhe për të ndjekur një rrugë të mesme, ku të kemi edhe artin modern, sigurisht, por edhe artin realist, sepse është një art që ka lindur nga njerëzimi edhe do të vazhdojë sa të jetë njerëzimi. Pra është art i pavdekshëm. Rrymat nisin, zhvillohen edhe vdesin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 08/10/2018 21:17

    Respekt presor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq

Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq