Idriz Balani, në atelienë, ku
ngjizen heronjtë e Kosovës

Idriz Balani, në atelienë, ku<br />ngjizen heronjtë e Kosovës
Në studjon e skulptorit Idriz Balani në Durrës është në përfundim e sipër shtatorja monumentale e heroit kombëtar Adem Jasharit. Kjo vepër është porositur dhe tenderuar nga komuna e Lipjanit në Kosovë dhe do të vendoset atje në një nga sheshet kryesore.

Lidhur me këtë vepër skulptori Idriz Balani thotë se për realizimin e shatores ka kapërcyer shume vështirësi teknike dhe emocionale, pasi ai pasi fitoi tenderin me paraqitjen e bocetit, ndjente përgjegjësi të madhe për punën e marre përsipër para vëllezërve kosovarë.

Për të realizuar sa më artistikisht këtë hero legjendar të rënë në sheshin e betejës për clirim , Balani kërkonte që ta pasqyronte sa më real dhe frymezues për brezat e ardhëshëm njëkohesisht. Ai thotë që kompleksin e Jasharëve e ka vizituar në dhjetor të 2003 –shit dhe ajo që përjetova atje nuk mu shlye asnjëherë nga mëndja dhe shpirti. Kështu kur nisa nga puna, shtatorja ishte një figurë thuajse e kompletuar. Dhe elementët plotësues të kësaj figure gjithashtu. Pasi ai gjithnjë ka pasur armatime pranë vetes.

Se qëllimi i tijë ishte për ta luftuar pushtuesin serb dhe ishte shumë i bindur që përveçse me armë nuk kishte rrugë tjetër për largimin e tijë. Po vështirësija që pata, vijon Balani, ishte fakti që kjo figurë legjendare dhe komplekse ishte punuar dhe nga skulptorë të tjetë dhe nuk doja të binja në paralelizëm me ta.

Kërkoja një Adem që të ishte i veçantë dhe tërësisht me autorësinë time, si dhe e kisha përfytyruar në vitin 2003. Shpirtërisht fati i familjes së Jasharëve më ka shoqëruar gjatë. Në luftë e sipër u shua thuajse një fis i tërë.

Janë 54 pjestarë të këtij fisi të cilët u vranë në një betejë ashpërsisht të përgjakëshme duke luftuar dhëmb për dhëmb me një armik që po sulmonte burracakërisht kundër tyre më tanke, autoblinda drejt kullës së Jasharëve. Shtatorja e Adem Jasharit është e larte rreth 3m e 25 cm dhe do të peshoje pas derdhjes në bronx afërsisht një ton.

Ajo do të vendoset në një nga sheshet kryesore të Lipjanit më 28 nëntor, Ditën e shpalljes e Pavarësisë së Shqipërisë e cila është edhe datëlindja e heroit Adem Jashari. Këto ditë vepra monumentale e përfunduar në argjil, sipas teknologjisë do të shkojë për derdhje në bronx, në një nga fonderitë e specializuara për derdhjen e veprave të artit në Tiranë.

Vizitorë nga Kosova për bacën Adem
Në studjo para disa ditëve kanë shkuar edhe pjestarë të familjes së heroit. Sëbashku me autoritete të Lipjanit. Ishte djali Ademit, Lulzim Jashari dhe nipi i tijë , i biri i Rifatit, Murati të shoqëruar nga një grup autoritetesh kulturore dhe anëtarë të Këshillit të Komunës së Lipjanit dhe kryetari i sajë Imri Ahmeti. Mes tyre kishte familje dëshmorësh dhe veteran të luftës.

Te cilët u “shtangën” para shtatores. Dukej se donin të çmalleshin dhe po e prisnin si dikur familjarët kur kthehej nga udhetimet e largëta... Në këtë delegacion me stafin e komunës kishte edhe piktorë nga Lipjani si dhe ndodhej skulptori Skënder Boshtrakaj, drejtor i muzeumeve të Kosovës. I cili tha se në këtë vepër, sapo hyra, pashë karakterin e veçantë të Jasharëve.

Pashë gjithashtu një figurë të kompletuar, të zgjidhur bukur, të vizatuar dhe të trajtuar nga ana plastike mjaft mirë profesionalisht. Po në kompleksin e kësaj vepre pashë edhe Idriz Balanin! I impresionuar Murat Jashari, nipi, u ka thënë pjesmarrësve gjatë komenteve të bëra, se kjo është vepra e vetme e punuar për Adem Jasharin që më ka lënë një shije mjaft të mirë.

Isa Boletini. Si iu rikthe Mitrovicës në 100 vjetorin e Pavarsisë 
Edhe shtatorja e Isa Boletinit ka autorësinë e Idriz Balanit. 5 vite më parë, Isa Boletini i bronxtë , i u rikthye vëndlindjes së tijë, Isniqit, dhe më as ka shtegtuar dhe “zatetur” në piedestalin e vet në Mitrovicë.

Heroi i ngritjes së Flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912, pasi kishte zënë sheshet e disa qyteteve kryesore të Shqipërisë, tashmë i u drejtua Kosovës së çliruar, e cila i ka afruar birit të sajë, Heroit të Pavarësisë , vëndet e zemrës për të…Kosovaret nuk munguan që ti shprehin mirenjohjen birit të Camërisë Idriz Balanit, skulptorit i cili e konceptoi dhe e skulpturoi në studion e vet në qytetin e Durrësit.

Gjatë përurimit në fshatin e lindjes Isniq, përurim në të cilin kanë marrë pjesë Kryeministri i asaj periudhe Sali Berisha, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Ashim Thaçi pati shume entuziazëm.

Takimi dhe pritja që i janë bërë nga vëndasit dhe qytetarët nga Shqipëria e Kosova ka qënë me dimensione madhështore, kujtojnë pjesmarrësit. Në fjalën e tijë Balani, tepër i emocinuar,( mbase dhe i pamësuar të flasë në sheshe publike të mbushura si kurrë ndonjeherë me popull, pasi është mësuar te flasë me heronjtë e vet në studjo se me pas flet populli me ta), u tha pjesmarrësve se i falënderonte shumë dhe se ndjehej i nderuar prej tyre që i dhanë shansin këtij biri të çamërisë që tu sillte atyre në Kosovë , përmes veprës monumentale në bronx, birin legjendar Isë Boletinin. Heroizmi i tijë, u tha ai , është një diell që do ti ngrohë në shekuj ata! Dhe entuziazmi mbushi sheshin...

Shtegtimi i Isës drejt Mitrovicës 
Idrizi thotë se vendosja e monumentit në Mitrovicë, pati si indicje faktin se popullsia e Isniqit u ndje e plotësuar dhe e vlerësuar pasi ai realizoi nepërmjet një pune 2 vjecare këtë monument. Përurimi i tijë u bë më 24 Nëntor. Kur shkoi si shtatore Isa u nderua me një pritje të vecantë nga banoret e Mitrovicës.

Ka qënë një festë e vërtetë. Kjo vepër është e njëjtë me atë të Isniqit. Pas Isniqit , të njëjtën kopje ka kërkuar edhe krahina e Mitrovicës. Ata dërguan një delegacion nga Komuna e Mitrovicës. Megjithëse u dhashë edhe alternativa të tjera, thotë Idrizi, ata vendosën njëzëri që kjo zgjidhje kompozicionle që kisha bërë duke e paraqitur shtatoren e Isës me flamur në duar, do të ishte me e mira edhe për vëndin ku do të vendosej në Mitrovicë. U muarën vesh me të Komunës së Decanit dhe Isniqasit, të cilet e pranuan kërkesën e tyre. Idrizi thotë se ai është ndjerë shumë i privilegjuar si skulptor, që kjo vepër me të cilen është lidhur shumë shpirtërisht, që të vendoset gati njëkohësisht në të dy vënde të Kosovës.
 
Nga " Express " : “Arritja e monumentit ne Mitrovicë”.
Gazeta “Express” ka shkruar per këtë rast :”100 vite më parë ai ka mësyrë me bashkëluftëtarët e tij për të ngritur flamurin në Vlorë, ndërsa tash po kthehet në shtatore. Shtatorja e Isa Boletinit, pasi ka arritur sot herët në Kosovë, ka marrë rrugën për në Mitrovicë, ku më datë 24 të këtij muaji do të bëhet përurimi i saj.

E gjatë 3.65 metra, me kosto prej 60 mijë eurosh kjo shtatore do të vendoset në qendrën kryesore të Mitrovicës. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka thënë se ka katër vite që punohet për të sjellë shtatoren e Isa Boletinit në Mitrovicë, mirëpo sipas tij, kanë qenë në kërkim që ta bëjnë në mënyrë sa më madhështore.

“Vendi ka qenë qysh para katër vitesh i përcaktuar, mirëpo ne çdoherë kemi punuar në drejtim dhe e kemi ditur që do të vije momenti më adekuat për të vendosur shtatoren e Isa Boletinit aty, dhe ka dashtë fati që për 100-vjetor të kthehet Isa në vendin e vet”, ka thënë ai.

Buletini i Komunës së Mitrovicës 
Shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, ka mbërritur të hënën në Mitrovicë, e përcjellur nga FSK-ja. Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, të prirë nga kryetari, Avni Kastrati, e kanë pritur shtatoren në hyrje të kufirit në Vërrmicë. Një pritje madhështore është organizuar në Mitrovicë nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët me flamuj në duar kishin mbushur rrugët.

Gjithashtu rrugët e qytetit ishin mbushur edhe me qytetarë të shumtë, të cilët kishin dalur ta nderonin heroin e tyre. Shtatorja më pas u vendos në sheshin “Isa Boletini”në Mitrovicë, karshi urë së Ibrit. E gjatë 3.65 metra, ajo është realizuar nga skulptori durrsak, Idriz Balani.
 
Kush është Idriz Balani
Studjo e Odriz Balanit ndodhet në afersi të bregdetit të Durresit, aty ku ka kaluar edhe vitet e fëmijeris së tije. Në të janë krijuar shumë vepra, përmes të cilave Balani mund të renditet në hierarkine artistike të skulptorëve monumentale të vëndit si ndër më të miret.

Që nga veprat e para në shkumës në vitet e fëmijërisë dhe sirenat e bëra në rërë që janë dhe veprat e para të kërkimit në laboratorin artistik të tijë deri në shperthimin dhe zoterimin e sotem të shesheve të vënd ekspozimeve të figurave madhore të historis kombëtare të Shqipërisë, nuk kanë kaluar shumë vite, pasi ai e njohu herët suksesin. Idriz Balani është padyshim ndër më të sukseshmit brez artistësh që me fuqinë e tyre artistike i janë imponuar kërkesave shpirtërore të vëndit në çdo hapësirë mbarë shqiptare.

Në moshen 15 vjecare ai ka bërë bustin e e dëshmorit Bido Sejko, emrin e të cilit mbante shkolla e mesme në Konispol. Në vitin 1986 sipas kujtimeve të tije, ka gdhëndur portretin e Muharrem Rushitit (Koskalliu), trimit të çamërisë. " Sirenat " e mitologjise i kanë sjellur fat atij. Ka qënë pikërisht një sirene e tillë e konceptuar sipas shijes së tijë fëmijërore të asaj kohe që e ka futur atë thuajse spontanisht në boten e artit të madh të skulpturës. Fillimisht kujton ai, qe sirena që i hapi dyert e studjos se skulptorit të madh Sabri Tuçi.

Dhe koha ka treguar se mjeshterit e medhenj kanë gjetur e nxjerre me pas talente të mëdhenj. Për këtë " rastësi " Idrizi kujton: " Që i vogel kam filluar me shkumës të bëja skulpturat e para. Më pas bënim kuadrate dhe zmadhonim nga kopertinat e librave foto të Skënderbeut, Ismail Qemalit etj.

Kam qënë në shkollen fillore kur rastësisht takova vajzën e skulptorit Sabri Tuci, Teutën e cila sa pa një sirene deti gjysëm vajzë e gjysëm peshk që e kisha bërë me rërë të lagur në bregdet me tha : " qënke djalë i talentuar" dhe ajo bëri që në klasën e V-stë të shkollës fillore të filloja skulpturen në studjon e Sabri Tuçit. Dhe këtë figurë të shquar në Durrës,

Balani në vitin 2009 do të ja kthente Durresit në një vepër monumentale në shkemb dhe në bronx. Në një mrekulli artistike. Sot skulpturat monumentale të Balanit, duke u nisur edhe nga vepra të tilla si shtatorja e Adem Jasharit, janë të ngjashme dhe qëndrojnë në themelet e artit tonë kombëtar me dinjitet si gurët pellazgjkë në themelet e kështjellave të lashta ilirike.
 
 
Disa ng aveprat e tjera të Balanit në Kosovë 
Haxhi Zeka (Bashkepunim me Q.Kërtushen, bronx)

Skënderbeu (Bashkepunim me Q.Kërtushen, bronx)

Ibrahim Rugova Bronx

Enver Hadëri Bronx

Agim Ramadani Mermer

Jusuf Gervalla Bronx

Beqir Agë Vokshi Bronx

Hasan Prishtina Bronx

Skulptura monumentale “Isa Boletini” me përmasa rreth 3 m e 65 cm lartësi

[gallery]24012[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij