Idrizi jashtë, KQZ rrëzon PDIU-në
për rinumërimin e gjithë Tiranës

Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Kuvendit për legjislaturën e re, pasi nuk arriti që të merrte numrin e mjaftueshëm të votave nga 64 kutitë që u rinumëruan në KQZ ditën e sotme.
 
Në 41 kutitë e kontestuara nga PDIU, Idrizi mori vetëm 7 vota më shumë se në 25 qershor, por duke llogaritur edhe 23 të kontestuara nga PS që u rinumëruan dhe në total të 64 kutive, Shpëtim Idrizi mori vetëm 5 vota plus duke e humbur mandatin për 32 vota në qarkun e Tiranës.
 
Por PDIU nuk u mjaftua me kaq duke vijuar betejën për mandatin në Tiranë, pasi kërkoI rinumërimin të të gjitha votave në qarkun e Tiranës, por kërkesa u rrëzua nga KQZ me rezultatin 6-0.
 
Në votimin 6-0, votuan kundër hapjes së kutive në qarkun e Tiranës edhe anëtarët e PD, PR dhe LSI, përfaqësuesit politikë të të cilëve akuzojnë për vjedhje dhe tjetërsim votash. 

Zyrtarisht mandati i 18 në Tiranë i shkon PS, ndërsa çamët pritet që të ankohen në Kolegjin Zgjedhor.

Ndërsa tashmë pritet që të nisë hetimin prokuroria, pasi nga rinumërimi doli qe 5 qytetarëve u është tjetërsuar vullneti në votimin e bërë në 25 qershor.
tabela rezultatit
(Tabela e Tiranës) 

Gafa dhe batutat/ PDIU: Jemi begatuar pa shkak
Pas rrëzimit të kërkesës së PDIU për të rinumëruar të gjitha votat në Tiranë, përfaqësuesi i çamëve në KQZ, Erjon Manohasa u shpreh ndër të tjera gjatë fjalës së tij se “Jemi begatuar pa shkak" duke nënkuptuar se nga kutitë ka marrë vota padrejtësisht.

Deklarata e tij është shoqëruar me të qeshura në sallën e KQZ, ndërsa përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ironizoi duke u kërkuar falje partive që u janë dhënë vota padrejtësisht nga PD gjatë procesit të numërimit. 

Ndërsa kreu i KQZ i kujtoi se "Kjo është një deklarate shume e rende, dhe sapo pohuat publikisht qe keni vjedhur vota".

Debati në KQZ/ Kërkesa u rrëzua me 6 vota kundër
PS:
Humbja nuk justifikohet kështu, por me bazë ligjore. U hapën kutitë, PDIU nuk doli fituese. Kërkohet të numërohet Tirana pa asnjë provë. Prova filmike nuk kanë, plus jemi jashtë afateve të kërkesës.
PDIU: Kërkesa nuk është e re, por e bërë në vijim
LSI: Ne jemi për transparencë
Osmani anëtar i KQZ: Cfare prove te re keni?
PDIU: Prova e re janë fletët ë numëruara sot, që ka tjetërsim
PS, Denar Biba: Kërkesa për të hapur të gjithë kutitë në Tiranë është abuzive, të rrëzohet
Bledar Skënderi: PDIU nuk ka respektuar procedurën në kërkesën e saj
PDIU: KQZ nuk bëri transparencë për mandatin në qarkun e Tiranës
PDIU, përfaqësuesi ligjor:Jemi begatuar pa shkak (te qeshura ne sallen e KQZ)
Kreu i KQZ, Zguri:
Kjo është një deklarate shume e rende, dhe sapo pohuat publikisht qe keni vjedhur vota.
PS:Rezultati ishte i qartë, mandati i 18 i takon PS, ashtu sikur kanë votuar qytetarët e Tiranës. Rezultati u certifikua edhe nga KQZ pas rinumërimeve që u bënë në kutitë që kontestuan
PD: U kerkojme ndjese te gjithe partive qe i kemi begatuar pa shkas (Pas deklarates se perfaqesuesit te PDIU)
kerksa e pdiu
(Foto e kërkesës së PDIU-së për rinumërm të të gjithë Tiranës)
 
[gallery]23070[/gallery]

Rinumërimi i 64 kutive të Tiranës në KQZ

Ora 20:25 Rinumërohen 64 kutitë PDIU vetëm 5 vota më shumë se në 25 qershor, por nuk e merr mandatin në Tiranë duke e humbur për 33 vota

Ora 20:21 Kutia 63 shkon +6
QV/2225
Ps 182
PDIU 103 humbet 1


Ora 20:20 Kutia 62 mbetet +7
QV/1616
Ps 272
PDIU 10 asnje ndryshim

Ora 20:10 Kutia 61 PDIU mbetet +7
QV/1606
PS 315
PDIU  11

Ora 19:59 Kutia 60 PDIU shkon +7
QV/2148/1
PS 64
PDIU 50 

Ora 19:42 Kutia 59 PDIU shkon +2
QV/ 2008
PS 157
PDIU 15

Ora 19:33 Kutia 58 PDIU mbetet +1
QV/ 2031/1
PS 105
PDIU 8 

Ora 19:27 Kutia 57 PDIU shkon +1
QV /2150/1
PS 86
PDIU 29

Ora 19:20 Kutia 56 PDIU shkon +4
QV/2197/1
Pdiu humbet 1 votë

Ora 19:13 Kutia 55 PDIU shkon +5
​QV/1994
PS 207
PDIU 38

Ora 19:06 Kutia 54 PDIU mbetet +2
QV/1977/3
PS 174
PDIU 4

Ora 18:57 Kutia 53 PDIU mbetet +2
QV/2201
PS 139
PDIU 46

Ora 18:42 Kutia 52 PDIU shkon +2
QV/1937/1
PS 101
PDIU 3

Ora 18:37 Kutia 51 PDIU shkon 0
QV/2241
PS 115
PDIU 13

Ora 18:36 Kutia 50 PDIU shkon +3
QV/1970
PS 167
PDIU 4

Ora 18:27 Kutia 49 PDIU shkon +2
QV/1936/1
PS 133
PDIU 8

Ora 18:20 Kutia e 48 PDIU shkon -6
Kutia 48
PS 189
PDIU 4  

Ora 18:05 Kutia 47 PDIU shkon +6
QV/ 1975
PS 154
PDIU 2
 
Kutia 46, nuk ka ndryshim

QV/ 2203
PDIU 57
PS 87

Ora 17:55 Reagon Idrizi: Vendime për të dëmtuar PDIU
E ndërsa po vazhdon rinumërimi në KQZ i kutive të kontestuara nga PS dhe PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një statusi në faqen e tij në Facebok teksa publikon një fletë votimi që  ishte hedhur për çamët, por e deklaruar e pavlefshme, shprehet se vendimi tregon tendenciozitetin e zyrtarëve për ta privuar vullnetin e qytetarëve.
Ja edhe një tjetër fletë votimi e hedhur për PDIU-në që u deklarua e pavlefshme nga KQZ-ja. Ky vendim i padrejtë dëshmon qartë tendenciozitetin e zyrtarëve të ketij institucioni për ta privuar vullnetin e qytetarëve dhe për të dëmtuar Partinë Drejtësi Integrim Unitet”.
Idrizi

Ora 17:50 Kutia 45/ PDIU shkon në +5 vota
QV/1936
PS 179
PDIU 15 (Shton 10 vota).

Ora 17:40 Kutia 44/ PDIU shkon në -5
QV/2142
PS 147
PDIU 4
 
Kutia 43/ PDIU mbetet -2 vota
QV 1921/1
PS 158
PDIU 1
 
Kutia 42/ PDIU -2 vota
QV/2173
PS 133
PDIU 5

Ora 17:20 Kuti 41, e fundit e kontestuar nga PDIU, +7, por e humbet mandatin per 30 vota
QV 1938
PS 148
PDIU 7 

Ora 17:05 Kutia 40/ PDIU+ 6 (I duhet edhe 31 vota per mandatin)
QV/ 1935
PS 156
PDIU 10

Ora 16:55 Kutia e 39/ Nuk ka ndryshim
QV/ 2140
PS 78
PDIU 2
 
Kutia e 38/ Nuk ka ndryshim

QV/ 1958/2
PS 151
PDIU 12

Ora 16:45 Nga 37 kuti/ PDIU ka vetëm 1 votë shtesë nga 25 qershori (I duhen edhe 36 vota)
QV/ 2165
PS 196
PDIU 5

Ora 16:40 Kutia 36/ Nuk ndryshon rezultati
QV/ 19002
PS 248
PDIU 4

Ora 16:35 Kutia 35/ PDIU merr 4 vota, i duhen 33 vota per mandatin
QV/ 1941/1
PS 136
PDIU 10

Ora 16:20 Kutia e 34 nuk ndryshon rezultati për PDIU
QV/ 1875/ 1
PS 254
PDIU 13 

Ora 16:15 Kutia 33/ PDIU -1 votë nga rezultati i 25 qershorit (I duhen edhe 38 vota per mandatin)
QV 1905
PS 148
PDIU 16 

Ora 16:05 Kutia 32  PS-1, s’ka ndryshim për PDIU-në
QV/ 1911/1
PS 153
PDIU 13

Ora 16:00 Numërohen 31 kuti, PDIU-së i duhen 39 vota per mandatin
Kutia 31 PDIU +1 vote
QV 1870
PS 267
PDIU 16

Kuti e 30 PS -1, PDIU nuk lëviz
QV 1874/2/  
PS 242
PDIU 11
 
Kutia e 29/ PS +2 vota, PDIU +1
QV 1863/1
PS 168
PDIU 7

Ora 15:30 Numërohen 28 kuti, PDIU-së i zbriten 4 vota
QV 1846/1

PS - 196 vota 

PDIU - 8 vota

PDIU-së i zbriten 4 vota nga rezultati në tabelën përfundimtare të Qarkut të Tiranës. 

Ora 15:10 Numërohen 27 kuti votimi, PDIU-së i zerohen votat
QV 1853/1

PS-  183 vota
PDIU - 21 vota 

QV 1864/1 

PS - 167 vota

PDIU -  1 vota

PDIU humbet 3 vota, shkon në zero vota.

Ora 14: 40 Numërohen 25 kuti votimi, PDIU zbret në tre vota
QV 1849/2

PS - 273

PDIU -  11 vota
 
PDIU humbet 9 vota. 

Ora 14:30 Numërohen 24 kuti votimi, PDIU humbet 3 vota

QV 1818
PS – 192  vota
 
PDIU – 7 vota
 
U hiqen vota
 
PS minus 4 vota
 
LSI minus 4 vota
 
PDIU minus 3 vota
 
QV 1855

PS - 298 vota

PDIU - 9 vota

PS, LSI dhe PR, humbasin nga një votë. 

QV 1845/6
 
PS – 310 vota
 
PDIU – 15 vota
 
PDIU humbet një votë. 

Ora 14:20 Numërohen 21 kuti votimi

QV 1796/1

PS - 190 vota

PDIU -  14 vota

QV 1851/1

PS - 245 vota

PDIU - 12 vota

QV 1853

PS - 186 vota

PDIU - 15 Vota

Nuk ka ndryshim rezultati.

Ora 14:00, 18 kuti të numëruara

QV1775

PS - 296 vota

PDIU -  5 vota

PS një votë më pak, PDIU nuk ndryshon.

QV 1773

PS -  193 vota 

PDIU - 12 vota

Këtu PDIU ka plus dy vota, ndërsa PS katër vota plus

Ora 13:58 Numërohet kutia e 16, PS e PDIU marrin nga një votë

QV 1771
PS - 176 vota 
PDIU - 16 vota

PS dhe PDIU marrin nga një votë.

Ora 13:55 Numërohen 15 kuti votimi, PDIU-së i shtohen 13 vota

QV 1736
PS - 266 vota

PDIU - 8 vota

PDIU merr 8 vota që i ishin kaluar PDS-së.

Ora 13:50 Numërohen dhe 3 kuti të tjera, shkon në 14

QV 1744
PS – 121 vota
 
PDIU – 18 vota
 
QV 1682/1
PS - 210 vota
 
PDIU – 5 vota
 
PS-së i shtohet një votë.
 

QV 1757
 PS – 151 vota
 
PDIU – 21 vota
 
PS-së i hiqet një votë.

Ora 13:45, numërohet kutia e 11, PS minus 2 vota

QV 1615/2
PS - 299 vota 

PDIU - 18 vota 

PS humbet një votë, LSI merr një më shumë. 

Ora 13:40, numërohet kutia e 10, PS-së i hiqet 1 votë

QV 1665
PS - 316 vota

PDIU - 7 vota 

I hiqet një votë PS-së dhe i shtohen 2 LSI-së. 

Ora 13:30 Numërohet kutia e nëntë, PDIU merr 1 votë
QV 1670
PS - 102 vota

PDIU - 1 votë

PDIU-së i shtohet një votë në këtë QV. 

Rezultati në 25 qershor 

QV 1670
PS - 102 vota

PDIU - 0 vota

Ora 12:10 Numërohet kutia e 8, i hiqen dy vota PD-së

QV 1608
PS - 205 vota

PDIU - 11 vota

PD - 48 vota

PD-së i zbriten dy vota dhe i shtohen PDIU-së.

Ora 11: 50 Numërohen shtatë kuti, PDIU + 4 vota

QV 15 34

Rinumërimi

PS - 274 vota

PDIU - 13 vota 

Rezultati në 25 qershor
PS - 274 vota

PDIU - 13 vota

S'ka ndryshim rezultati

QV 1538

PS - 229 vota

PDIU - 7 vota

Rezultati nuk ndryshon nga 25 qershori.

QV 1537
PS - 302 vota

PDIU - 13 vota

I hiqen dy vota Partisë Socialiste.

Ora 11:35 Rinumërohet QV 1532, s'ka ndryshim rezultati

QV Nr.1532
PS - 244 vota

PDIU - 38 vota

Ora 11:30 Rinumërohen 4 kuti, PDIU rikuperon 4 vota

QV 1558 
PDIU-së i shtohet 1 votë 

QV 2013
PDIU-së i shtohet 1 votë

QV 1587
PDIU-së i shtohen 2 vota 

1 votë është llogaritur e pavlefshme

Ora 11:20 Hapet kutia e parë në QV 1587/1, PDIU-së i shtohen 2 vota

QV 1587/1

25 qershor        13 korrik

PS - 114 vota,    PS - 114 vota

PDIU - 0,           PDIU - 2 vota

Rezultatet e 25 qershorit të kutive të kontestuara

QV Nr 1587/1
PS - 114 vota

PDIU - 0 zero

QV NR 1532
PS - 244 vota

PDIU - 38 vota

QV 2113
PS - 48 vota

PDIU - 1 votë

QV 1553/1
PS - 148 vota 

PDIU - 0 vota

QV 1538 
PS - 228 vota

PDIU - 7 vota

QV 1670
PS - 102 vota

PDIU - 0 vota

QV 1539
PS - 274 vota

PDIU - 13 vota

QV 1337 
PS - 305 vota

PDIU - 13 vota

Ora 10:40 Numërimi, 41 kuti të ankimuara nga PDIU dhe 23 nga PS

Ora 10:30 Nis rinumërimi i 64 kutive të Tiranës në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e 64 kutive, pas ankimimeve të PS dhe PDIU për rezultatin e 25 qershorit në Qarkun e Tiranës.

41 kuti janë ankimuar nga PDIU të cilët pretendojnë mandatin e kryetarit të kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, Shpëtim Idrizi.

Ndërsa PS ka dyshime për 23 kuti në të cilat sipas tyre, i janë shtuar vota partisë së Idrizit. 

Shpëtim Idrizi nuk arriti të marrë mandatin në Tiranë për 37 vota, ndërsa PS siguroi mandatin e 18 dhe të 74 në të gjithë vendin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave