Idrizi: Partitë vetëm në zgjedhje
Rama-Basha të ulen për krizën

Idrizi: Partitë vetëm në zgjedhje<br />Rama-Basha të ulen për krizën
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi zhvilloi një takim me strukturat dhe simpatizantët në Librazhd, ndërkohë kërkoi që të ulen në një tavolinë Rama me Bashën, që ti japin zgjidhje krizës dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar. Përsa i përket fenomenit të blerjes së votave, Idrizi tha se propozojmë që një grup prokurorësh specialë të jetë pranë KQZ-së.
 
Problemet e politikës nuk janë hallet e qytetarëve. Shumë e vështirë është sot që të ulen politikanët shqiptarë bashkë, por po ulen kosovarët me serbët, ndërkohë që po bëhen gati partitë politike maqedonase kundër shqiptarëve dhe ne si shqiptarë nuk ulemi dot bashkë me njëri-tjetrin.
 
Ne kemi ftuar dhe po i ftojmë përsëri që të ulet Rama me Bashën dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar që ti hapin rrugën zhvillimit të Shqipërisë. Jo më konfliktualitetit!
 
Të bëhemi bashkë për të jetësuar integrimin europian të shqiptarëve. Të bëhemi bashkë për të bërë të mundur përfundimin e reformës në drejtësi, si një ndër reformat më të rëndësishme, e cila do shëndoshë institucionet e Shqipërisë
”.
 
Përsa i përket reformës zgjedhore kryetari i PDIU-së theksoi se duhet të ketë një zonë zgjedhore dhe koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve.
 
Pse forcat poltike shqiptare të mos dalin të vetme në zgjedhje!? Çdo forcë politike të dalë përballë popullit, të marrë votat e saj dhe pastaj të bëjmë koalicionet.
 
Të mos jemi të detyruar nga ky Kod Zgjedhor të vishemi të gjithë me bluzën e koalicioneve, ku diferencat midis nesh janë të mëdha.
 
A e di ndonjëri prej jush përse Shqipëria është ndarë në 12 zona zgjedhore? Ne e dimë shumë mirë padrejtësinë politike që na ndau në 5 shtete.
Prandaj ne propozojmë që partitë politike të hynë më vete në zgjedhje, të ketë një zonë zgjedhore dhe të kemi një propocional kombëtar.
 
Pse duhet që vetëm partitë e mëdha të kenë numërues dhe kjo krijon tension. Ti depolitizojmë edhe komisionet edhe numëruesit.
 
Në pamundësi për ta bërë këtë gjë, le të shtojmë numëruesit, të jenë prezent të gjitha partitë parlamentare dhe të numërojnë votat e qytetarëve
”,- tha Shpëtim Idrizi para strukturave dhe simpatizantëve në Librazhd.
 
Ndërsa krizës politike në vend pas kërkesës së opozitës për qeveri teknike, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozoi që të ketë një dakortësi të të gjitha palëve, në mënyrë që të mos ketë dyshime për garancinë në zgjedhjen e ardhshme. Idrizi theksoi gjithashtu që edhe Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli.
 
Për sa i përket garantimit të zgjedhjeve unë jam i bindur se opozita ka të drejtë kur kërkon garanci më të mëdha. Absolutisht para zgjedhjeve ne nuk mund të kemi dot një qeveri teknike. Po qe nevoja, le të zgjedhim një Drejtor Policie, ku të gjitha palët të jenë dakort.
 
Jemi plotësisht dakort që të ndryshojmë Kodin Zgjedhor edhe për financimin e partive. Le të bëhet financimi i partive politike tërësisht nga buxheti i shtetit dhe të shpenzojmë shumë herë më pak nga ajo që harxhohet sot. 
 
Le të zgjedhi populli edhe Presidentin e Republikës, si garant i institucioneve të Shqipërisë. Me këtë dua t’ju them se kriza është artificiale. Konfliktualiteti politik në Shqipëri mbahet për të fshehur paaftësinë e politikës shqiptare, për t’ju dhënë qytetarëve atë që u kemi detyrim, zhvillim, punë ekonomi, prosperitet, dinjitet etj
' - tha Shpëtim Idrizi.

Blerja e votave, propozimi i Idrizit: Grup prokurorësh specialë pranë KQZ
Kryetari i PDIU-së gjithashtu propozoi që për të shmangur fenomenin e blerjes së votës, të ketë prokurorë specialë pranë KQZ-së.
 
Prandaj ne propozojmë që një grup prokurorësh specialë të jetë pranë KQZ-së, në mënyrë që të veprohet urgjentisht në raste të blerjes apo transferimit të votave.
 
Ne nuk pranojmë dot si parti e interesit kombëtar dhe interesit qytetar, që sot shqiptarët të blihen me 5 mijë lekë apo me një thes miell. Nuk pranojmë që sot të blihet dinjiteti i shqiptarëve
”, - u shpreh Idrizi.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg