Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me gratë e kryeqytetit në ambientet e Muzeut historic kombëtar të cilave u kërkoi mbështëtje për zgjedhjet e 21 Qershorit duke votuar Veliajn për të mundësuar ndryshimet  rrënjësore të kryëqytetit. Ai çmoi rolin dhe kontributin e gruas në shoqërinë shqiptare dhe u zotua se PDIU do të ketë gjithnjë në pozicione drejtuese gratë, si një forcë e pashterrshme ndryshimiAi kërkoi që edhe në zgjedhjet parlamentare, njënë dy anëtarë të listës të jenë gra.

“Parlamenti i Shqipërisë ka marrë një vendim, që ne e kemi realizuar më herët. Ligjërisht 50% e këshilltarëve sot janë gra të nderuara. Besoj dhe do të dëshiroja që edhe për deputetë të ishte obligative që një në dy emra të ishte një grua, jo vetëm sepse ne kemi kapacitete të jashtëzakonshme, por kjo do t’I bëjë vetëm mirrë parlamentit dhe
vendimmarrjes në Shqipëri”
– tha Idrizi.

Kryesuesja e listës shumëemërore për PDIU në Bashkinë e Tiranës, njëherazi kryetare e Forumit të Gruas së PDIU-së, Vjollca Braho kërkoi votën e çdo gruaje të kryeqytetit, për të ngritur zërin për kauzat e mëdha që PDIU përfaqëson.

“Ne punuam së bashku dhe arritëm që në parlamentin e Shqipërisë të kemi pesë deputetë. Kësaj radhe, me ndihmën tuaj, duke votuar nr. 34 do të bëjmë të mundur të çojmë në Parlamentin e Tiranës dhe pesë djem e vajza të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Besoni te ne, besoni te Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, votoni nr. 34 dhe së bashku zëri juaj do të jetë në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet zërit të Vjollcës, të Albinës, të Rukos dhe të shumë vajzave e grave të tjera”- tha Braho.

PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e vendit me lista shumëemërore për këshillat bashkiakë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)