Administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, në një intervistë për “Report TV”, shprehet optimist për situatën financiare të klubeve shqiptare pas tryezës së përbashkët mes federatës dhe qeverisë shqiptare.
“Tashmë do të kemi të bëjmë me nje sport që nuk do të ndelet më në derën enteve publike duke trokituar për të kapur ndonjë fond, por do të jetë një sport që do të rrugëtojë drejtpërdrejtë në normat më elementare të kapitalizmit.”
Numri 1 i klubit vlonjat tregoi më pas edhe skemën se si do të arrihet në këtë pikë.
“Shteti shqiptar ka marrë përsipër të sjellë një ligj ku invetsimet në sport do të kenë një status dhe një karakter të veçantë. Pra një kompani, shifrat janë apriori mos u kapni pas shifrave, nëse ka 10 mln dollarë tatim fitimin për të paguar, shteti do t’i merrte të gjitha për arkat e veta, në këtë rast shteti i njeh të drejtën kompanisë që lekët të cilat do t’i arkëtonte si tatim fitim do t’i kalonte në kondo të klubeve.”
Idrizi më tej shpjegoi se me këtë skemë klubet do të evitojnë problemet ekonomike që zakonisht në Shqipëri shfaqen gjatë zhvillimit të sezonit.
“Nga ky moment klubet shqiptare de fakto do të rrugëtojnë me një start financiar të paktën në nisje me 1 mln dollar.”
Idrizi në fund bëri një komente edhe për dhunën që shfaqet në stadium.
“Dhuna më e madhe në Shqipëri në stadium është dhuna psikologjike. Ata që shkaktojnë dhunën janë ata që menaxhojnë futbollin.”
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1565
Lajme të tjera
-
Renditja/ Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën 'gjëmën' Besës
21 Prill, 17:11
-
Renditja/ AF Elbasani dhe Bylis në garë për trofeun, Flamurtari ngec në shtëpi! Besa dhe Korabi tri pikë në udhëtim
31 Mars, 16:18
-
Kategoria e Parë/ AF Elbasani i përgjigjet Bylisit për kreun e renditjes! Flamurtari dhe Lushnja bëjnë paqe në Vlorë, fiton Luzi e Kastrioti
16 Mars, 16:13
-
Ndeshjet në 'Shtëpinë e Futbollit', Shqipëria e veteranëve luan me Hanoverin dhe Flamurtarin
14 Mars, 17:01
-
Bylis humbet ndeshjen dhe kreun e Kategorisë së Parë mes grushtave, AF Elbasani merr vendin e parë! Fitojnë Korabi dhe Flamurtari
9 Mars, 16:13
-
Flamurtari denoncoi Bujar Pregjën në polici, Disiplina i dënon trajnerin për gjashtë ndeshje! Gjoba dhe pezullime në Superligë
20 Shkurt, 17:35
-
Denoncimi për delegatin e FSHF-së Bujar Pregja, drejtori i Flamurtarit: Provokoi tifozërinë tonë, nuk i druhemi hakmarrjes së federatës
19 Shkurt, 11:29
-
Flamurtari në kundërsulm ndaj FSHF-së, denoncon delegatin Bujar Pregja në policinë e Vlorës: Nxit dhunën
18 Shkurt, 17:30
-
Kategoria e Parë/ Flamurtari bën detyrën kundër Korabit, Lushnja fiton 2-1 ndaj Vorës! Dy kartona të kuq në 'Roza Haxhiu'
18 Shkurt, 15:38
-
Kategoria e Parë/ Bylisi 'tërbon' Apoloninë dhe vijon kryesimin, AF Elbasani ndjek! Korabi 'bie' në shtëpi, fiton Flamurtari
10 Shkurt, 16:01
-
Disiplina/ 95 vendime për javën e fundit të futbollit, pezullohet zyrtari i Kukësit! 'Masakrohet' Flamurtari
9 Shkurt, 17:17
-
Mbledhje urgjente në Vlorë, presidenti i Flamurtarit: Dukën dhe FSHF-në e çoj në prokurori, njoftoj edhe UEFA-n
9 Shkurt, 14:31
ja sa te behet aeroporti pa ta shikoni ju do i bejme ndeshjet ne piste aero nuk do kemi me nevoje fare per stadiumin e FLAMURTARIT
PërgjigjuNuk ka lek Idrizi se ja pi kunati me ata shefat e klubit qe mban nga pas qe e katandisen flamurtarin per faqe te zez
PërgjigjuO Idrizi o filozof do t'ju japësh ndonjë rrogë atyre futbollistëve të Flamurtarit??? Ti dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjet.Nuk je ti për futboll or jo,ik merru me ndonjë peshkim a me ndonjë tregëti lëri futbollin atyre që e duan dhe që e kanë pasion...
PërgjigjuRroga nuk paguan dot ai po te pakten te paguaje supen qe hane sportistat se e falimentoi ate te shkretin. Shume faleminderit Bashkise Vlore qe na e beri peshqesh kete mashtruesin.