Idrizi: Pse nuk jam në takimet e aleatëve...do kemi gati platformën për qeverisje

Pas takimit për rreth 1 orë me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi  në selinë e PDIU-së u takua me kryetarin Shpëtim Idrizi.

Në përfundim të takimit, Idrizi tha se opozita e bashkuar jashtë parlamentit, po punon për një platformë elektorale për të ia paraqitur qytetarëve.

Sa i përket mungesës së Idrizit në takimin e partive të vogla aleate të PD me Presidentin Meta, kreu i PDIU-së u shpreh:

“Sigurisht ne kemi një marrëveshje me PD-në por çdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë. Përveç aleancës me PD-në të potencojmë  apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar", tha Idrizi.

Më tej kreu i PDIU tha se opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. 

"Opozita e bashkuar platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Platformë për programin elektoral. Sot kemi pushtet dhe jo shtet.  

Nisur nga momenti shumë i vështirë dhe delikat që po kalon demokracia shqiptare, patëm një diskutim me z.Basha, për të rakorduar të gjithë aksionin opozitar. Opozita e bashkuar do të paraqesë platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Kjo nuk është thjeshtë një retorik, por kemi një platformë të përbashkët, ku ne do t’ju bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve, fenomenet negative që ndodhin në zgjedhje, duke filluar nga vjedhja e votave dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje.  

Sot nga 120 mijë, kemi 160 mijë të punësuar në shtet, pra kemi 40 mijë persona që janë shtuar dhe janë punësuar në strukturat shtetërore. Janë dhe 27 mijë persona të tjerë që kanë ikur nga puna në mënyrë të padrejtë dhe i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro.  

Nuk është krijuar një qeverisje shërbëtore, por kemi një pushtet që punon vazhdimisht, për të përdorur gjithë makinerinë shtetërore, tenderat, asistencën sociale, punësimet etj, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.  

Opozita e bashkuar po punon edhe për programin elektoral dhe mbi të gjitha për programin ekonomik. Drejt një modeli të ri ekonomik, i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe punësimi, sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe resurset. 

Jemi në momentin që të shpjegojmë para shqiptarëve, se si opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta", tha Idrizi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)