TIRANE - Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, duke folur për mikrofonin e A1 Report, sqaron se zhurma që po bëhet për Himarën, apo edhe çështja për referendumin, po organizohet nga Greqia. Për Idrizin çështja e Himarës është e mbyllur, pasi në asnjë dokument nuk vlerësohet si zonë minoritare. Por qëllimi i vërtetë sipas kreut të partisë çame, nuk është Himara, por me anë të një strategjie të mirëstudiuar Greqia, po synon që bashkitë e vetme çame të Konispolit dhe Markatë, t’i bashkojë në një bashki të madhe minoritare, me synin e vetëm lidhjen kufitare me Greqinë.
“Himara, problem i stisur, ka qenë në kohën e mbretit Zog dhe në Kushtetutën tonë që njohim zonat minoritare. Pra Himara nuk është zonë minoritare. Për këtë arsye beteja nuk bëhet në Derviçan, apo në zonat e tjera minoritare, por shpërngulet në një vend që historikisht ka qënë shqiptare. Himara është shqiptar, nuk ka sens që të bëjnë referendum, është njësoj siç thashë që ne të kërkojmë referendum për Çamërinë. Unë do të kërkoj pastaj referendum nga të gjithë shqiptarët që vërtetë Çamëria të bëhet pjesë e Shqipëerisë. Sigurisht presione të tilla tashmë janë bërë vunerabël, u bë kaq kohë që ne i dëgjojmë, i vetmi problem shqetësues që unë shoh është fakti që Bashkia e Konispolit bashkë me Bashkinë e Markave që janë pjesa çame e mbetur në territorin shqiptar, ka qënë prefektura e Çamërisë në kohën e mbretit Zog. Ka një ide që ato të ndahen dhe të na spostohet një mega-komunë apo bashki, jo më në Himarë por në një zonë tjetër e cila është shumë më e madhë sesa Himara dhe kam përshtypjen që vazhdon një strategji prapë me hilerat e Greqisë që tenton që të kërkojë Himarën, në fakt po bën një zonë tjetër, një bashki tjetër shumë të madhe me minoritar”, thotë Idrizi.
Por kjo situatë sipas Idrizit nuk do të tolerohet, dhe për këtë arsye PDIU do të zhvillojë një takim edhe me ministrin për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, ku nëse pranohet edhe kërkesa e kësaj partie, për të mos ndarë bashkinë e Konispolit, mund të jepet vota pro reformës territoriale e parashikuar të votohet brënda këtij sesioni parlamentar.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

VIDEO