/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë integrimin e tregjeve të veta kombëtare të energjisë me qëllim ndërtimin e një Bashkimi Energjetik të vërtetë, të nevojshëm për realizimin e objektivave të saj klimatike duke garantuar sigurinë e vet energjetike dhe konkurueshmërinë e indurstirës së saj, vlerësoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA)
"Integrimi i tregjeve evropiane të energjisë fillimisht është bërë në veri dhe perëndim të Evropës", konstatoi IEA-ja, krahu energjetik i vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE), në një raport të publikuar sot.

"Nëse nuk do të ndërtohen mjaftueshëm ndërlidhje në territorin e saj, BE-ja nuk do të ketë një rrjet të vërtetë energjetik të integruar dhe unik, themeli i një Bashkimi Evropian të Energjisë", shtoi kjo agjenci.

Për IEA-në, një Bashkim Energjetik është i nevojshëm për t'i mundësuar BE-së të arrijë objektivat e saj klimatike që ajo ka vendosur deri në vitin 2030, ose një ulje prej të paktën me 40 për qind të prodhimit të gazit me efekt serrë, 27 për qind kursime në energji dhe nxjerrjen e 27 përqind të nevojave nga energjitë e rinovueshme.
Një treg i energjisë i unifikuar dhe i ndërlidhur favorizon gjithashtu integrimin e kapaciteteve të prodhimit të rinovueshëm dhe, për gazin, një akses më i mirë në sistemin e magazinimit që ekziston si dhe në terminalet e gazit natyral të lëngshëm.

Përballë rrezikut për mbylljen e kapacitetit të prodhimit bërthamor evropian gjatë dhjetë viteve të ardhshme, një bashkëpunim është i nevojshëm në këtë fushë, kryesisht për sa i përket modernizimit dhe zgjerimit të jetëgjatësisë së instalimeve, për të garantuar standartet më të mira të sigurisë dhe të stabilitetit regullator të nevojshëm për investimet.
"Importuesja e parë e energjisë në botë (53 për qind të onsumit), BE-ja duhet gjithashtu të shtojë burimet e furnizimit me gaz dhe naftë që të ulë varësinë e saj në raport me një furnitor të vetëm, theksoi kjo agjenci me qendër në Paris.