KAVAJË, 19 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit në qendër të qytetit të Kavajës është shtruar një iftar për të gjithë besimtarët mysliman. Mbi 1000 persona ishin të pranishëm në iftarin e organizuar përpara xhamisë më të madhe të Kavajës.
Kryebashkiaku Elvis Rroshi ka uruar besimtarët për fillimin e muajt të shenjtë të Ramazanit dhe i ka falenderuar ata për pjesëmarrjen në iftarin e organizuar ne qendër të qytetit. Besimtarët i ka uruar gjithashtu myftiu i Kavajës, Besmir Leçini.
"Sot fillojmë agjerimin, muajn e shenjtë të ramazanit, i cili vjen si muaj i ndryshimit, sakrificës dhe paqes. Ju uroj agjerim të lehtë dhe të pranuar. Zoti e bekoftë Kavajën", u shpreh Rroshi.
Tashmë është kthyer në traditë në Kavajë organizimi i iftarit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit./a.g/










