Në një postim të sajin në Twitter, Iggy Azalea bëri të ditur për fansat e saj se do të bashkëpunonte me këngëtaren dhe tekstshkruesen shqiptare Bebe Rexha.
Ndër të tjera ajo shkroi: “Ajo më bindi që tekstet që unë këndoj janë “më të shëmtuarit” dhe dukej shumë bukur. U ndjeva jashtë zonës sime të rehatisë, në të cilën po ndodhin gjëra shumë të bukura.”
Iggy sqaroi gjithashtu se Bebe nuk do të merrte pjesë me vokalin e saj në album dhe bashkëpunimi është vetëm në shkrimin e teksteve. Bebe Rexha më herët ka pasur bashkëpunime me këngëtarë shumë të famshëm si Rihanna, Selena Gomez dhe David Guetta.
Iggy pohoi gjithashtu se po e shijon shumë kohën e kaluar me artisten shqiptare.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com