IGJEUM përsërit paralajmërimin për rrezik përmbytjeje/ Meta- autoriteteve: Merreni seriozisht! Të merren masa urgjente

IGJEUM përsërit paralajmërimin për rrezik përmbytjeje/ Meta- autoriteteve: Merreni seriozisht! Të merren masa urgjente

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Pas paralajmërimit të Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për rrezik përmbytjeje për shkak të reshjeve të dendura të shiut, presidenti Ilir Meta u ka kërkuar autoriteteve për marrjen e masave urgjente! Kreu i shtetit i ka bërë thirrje qeverisë, ministrive përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, teksa liston një sërë masash që duhe të marrin.

"Prej ditësh, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për një përkeqësim potencial të situatës hidrometeorologjike në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në ultësirën veriperëndimore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier. Ndërkohë, stacionet hidrologjike në Kaskadën e lumit Drin, bëjnë me dije se për shkak të intesitetit të reshjeve, priten shkarkime të mëdha nga HEC-et dhe për pasojë parashikohet të ketë përmbytje në zonën e Shkodrës.

Në këto kushte, i bëj thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë këto paralajmërime serioze dhe të garantojnë urgjentisht: Informimin me transparencë dhe në kohën e duhur të popullatës, që jeton në zonat me rrezik potencial përmbytjeje, me qëllim garantimin e jetës dhe minimizimin e pasojave në prona e bagëti;

Garantimin me rezerva të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blegtorinë; Vendosjen e hidrovoreve në regjim gatishmërie pune, me kapacitet të plotë; Vënien në gatishmëri të strukturave të koordinimit, menaxhimit dhe atyre operacionale, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për minimizimin e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut; Gatishmërinë e strukturave operacionale, grupeve të kërkim-shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese,  për garantimin në çdo kohë të operacioneve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet;

Marrjen e masave për kalueshmërinë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dheut apo gurëve. Mbrojtja e shëndetit, jetës dhe pronës së çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është një detyrim kushtetues, që duhet përmbushur me përgjegjshmëri maksimale", shkruan Meta.

Ditën e sotme Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) paralajmëroi rrezikun për përmbytje.  Sipas llogaritjeve të publikuar sot nga IGJEUM përgjatë datave 7 -11 Janar 2021 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, e për pasojë, sipas tyre këto reshje pritet të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 07/01/2021 16:46

    Ah medet o legen provincial, me fal, Pirdhsident lummadh, edhe ketu do te marresh ndonje pike se gjoja fjala jote parandaloi fatkeqesi. Fatkeqesisht per ty, por fatmiresishte per ne, kush punon ne administrate s'jane vetem trapat qe ke ven surrati jot me mik, po dhe persona me aftesi prej merites personale dhe do bejne me te mirene e mundur. Ti boll lefe, se as gruaja jote s'ta var. Prandaj shko merr Petro Vasiliqine e pini noi raki skrapari te merrni veten !!!!!!!!!

    Përgjigju
  • O tej: 07/01/2021 16:39

    Shko mor hajdut muti.

    Përgjigju
  • Shiu: 07/01/2021 16:32

    E hodhe shashken e radhes? Kush te pjerdh ty, apo keni planifikuar te hapni na nje porte dige e te permbytni Shqiperine. Kujdes nga keta mostra opozitar se jane te rrezikshem. Shteti paguan per emergjencat,ti paguhesh per mitingje antishtet dhe "ruajtje floririi"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun