Qëndroi vetëm një vit si drejtori sportiv i Milanit, por Igli Tare ia doli të krijojë një lidhje të fortë me botën kuqezi. Tare ishte i pranishëm sot në ceremoninë e lamtumirës për Franco Baresin, mbajtur në Milano. Ish-drejtuesi shqiptar reagoi të premten e 31 korrikut kur Baresi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare, duke thënë se ishte nder që e njohu. "Lamtumirë legjendë, ishte nder i madh që të njoha. Pusho në paqe!", shkruante Igli Tare në 'Instagram'.
Lajmi kryesor:
Gjashtë minuta duartrokitje në lamtumirën e Franco Baresit, 'kapitenit të pavdekshëm' të Milanit! Baggio, Maldini dhe shokët e skuadrës derdhën lot (VIDEO)










