TORINO-MILANO - Intesa Sanpaolo njofton se Ignacio Jaquotot merr përgjegjësinë për Divizionin Ndërkombëtar të Filialeve të Bankave për Grupin.
I lindur në Zaragoza (Spanjë), Jaquotot është diplomuar në Universitetin Complutense të Madridit dhe ka mbajtur pozione të rëndësishme në Grupin Intesa Sanpaolo, të cilat i kanë mundësuar një eksperiencë profesionale të madhe. Së fundmi, ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv në VUB Banka, Filiali sllovak i Intesa Sanpaolo, me më shume se 200 degë, 32 degë korporatash dhe një degë në Republikën Çeke.
Qysh nga 1984, Jaquotot ka mbajtur pozicione menaxheriale si në Europë dhe në Afrikën e Jugut, fillimisht përgjegjësinë për zyrat qëndrore të Barcelonës dhe Madridit dhe më vonë i caktuar në drejtimin e aktiviteteve të Grupit në Amerikën Latine në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm në Uruguai, Kili dhe Paraguai,
Carlo Messina, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo, u shpreh: “Me eksperiencën e madhe ndërkombëtare, të fituar në kontinente dhe historiku i experiencës së gjatë brenda Grupit, Ignacio është zgjedhja ideale për Divizionin Ndërkombëtar të Filialeve të Bankave. Ne jemi të bindur se aktiviteti ynë ndërkombëtar do të jetë në gjendje të përfitojë shumë nga kontributi i tij”
Intesa Sanpaolo ushtron aktivitetin e saj në Europën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me më shumë se 1,500 degë dhe rreth 29,000 punonjës; Filialet e Bankave të Grupit u shërbejnë me shumë se 8.4 milionë klientëve, në 12 shtete, si në sektorin e retail dhe në atë banker.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com