Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë të ditur lajmin e trishtë të humbjes së nënës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ndreu, bëri me dije se ka humbur nënën e tij, e cila vuante nga zemra. 

“Na theve zemrat”, shkruan Ndreu, teksa njofton se për shkak të situatës së krijuar nga Covid pritja nuk do të bëhet në shtëpinë e tyre.

"Nuk ja dolëm nënë! Ike dhe na lë! Na thyve zemrat. Gjithkush e do nënën e tij, dhe në të deshëm aq shumë, për zemrën tende të madhe që tu sëmur e të mundoi aq shumë. Ik e qetë te babai, përqafoje se të ka marre malli, thuaji se na le si të deshi zemra! Lamtumirë nënë e dashur dhe e shtrejtë! Duke mirëkuptuar gjithkënd për situatën, pritja për nenën do behet tek Shtëpia Funeraleve “Alba2000” pranë Medresese, nga ora 14 e ditës se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme", shkruan Ndreu.