TIRANE- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që do të zëvendësojë INUK-un, do të marrë në zonat apo objektet me rëndësi kombëtare kompetencat e deritanishme të inspektoriateve të pushtetit vendor në to, duke i përjashtuar nga fusha e përgjegjësisë. Kjo është bazuar në faktin se lejet e ndërtimit në këto zona jepen nga KKT-ja dhe jo nga kryetarët e njësive vendore. Ky është thelbi i një projektligji, që ka mbërritur në Kuvend, pasi është miratuar në Këshilli i Ministrave.