‘Ik largohu, ik nga politika’, qytetari 'përzë' Berishën teksa shkonte në protestë

Ish kryeministri Sali Berisha ka shkuar në protestën për 7-vjeçaren e cila humbi jetën në Himarë.

Por mesa duket, një qytetar nuk ka dashur që tragjedinë ta kthejnë në politike.

‘Largohu nga këtu, Ikni politika ikni ju pleqtë'’- tha qytetari.

Edhe pse Berisha gjatë momentit kur iu drejtua qytetari me potere vendosi të mos e kthente në problem këtë reagim të qytetarit, në LIVE-n e tij në Facebook nuk shfaqet ky moment.

‘Mos i luaj. Janë ata të cilët që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do jetë në epiqendër të problemit.’-  u tha Berisha besnikëve pas reagimit të qytetarit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë në Potam? 
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim