TIRANË- Ashtu siç ishte parashikuar, temperaturat kanë pësuar një rritje krahasuar me 3 ditët e kaluara, për rrjedhojë, sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla! Pas një pezullimi për 3 ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon sot. Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura, teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.
Shkollat u mbyllën për 3 ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta.
Report Tv e ka sjellë në vëmendje herë pas herë mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla. Vetëm pak ditë më parë në vëzhgimin e bërë në terren nga gazetarët, nxënësit ka rrëfyer se janë detyruar që të blejnë vetë rezistenca pasi e kanë të pamundur të mësojnë në temperatura. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi në studion e Report Tv, ku tha se po punohet për të rregulluar këtë problem.
Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
58.4%
-
Opozitës
12.4%
-
Konsensual
29.2%
Vota total: 1984
Lajme të tjera
-
Mbi 53 mijë fëmijë kryejnë kontrollin e syve në shkollat e Tiranës, rreth 5500 me problematika
27 Maj, 11:35
-
Vendimi i qeverisë/ Ulet mesatarja për degët e mësuesisë! Nga 7.5 shkon në 6.5, por studentët nuk mund të bëhen mësues
26 Maj, 12:57
-
Ministrja e Arsimit: 25 Maji ditë pushimi për institucionet arsimore publike dhe private në qarkun e Tiranës
19 Maj, 11:53
-
Për herë të parë fondi për sportin kap 2.3 miliardë lekë, ministria Kushi: Miratuam edhe pjesën e dytë, rrezikonim garat
18 Maj, 13:32
-
Viti i ardhshëm shkollor nis në 12 shtator! Nxënësve do u shtohen dhe 1 javë pushime në prill, ministrja: Të argëtohen dhe të vijnë me energji të reja
11 Maj, 18:23
-
Të rinjtë e LRI-së deklaratë për problemet e gjimnazistëve, ja propozimet që i bëjnë Ministrisë së Arsimit
11 Maj, 08:07
-
Certifikohen 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve! Ministrja: ky hap fuqizon kapacitetet inspektuese në sistemin arsimor parauniversitar
7 Maj, 16:21
-
Sarandë/Nxënësja hedh nga shkallët shoqen e saj brenda në shkollë
7 Maj, 11:44
-
Shkolla “Kiço Blushi” do të presë 1300 nxënës, Veliaj: Nënshkruani kontratat me Bashkinë, që të merrni shtëpitë në lagjen 5 Maji”
4 Maj, 12:49
-
Më 23 maj testohen nxënësit e klasave të pesta
3 Maj, 21:09
-
Veliaj në shkollën e re 'Bashkim Fino': 40 shkollat e reja të Tiranës janë histori suksesi, i japim fund mësimit me dy turne pas 30 vitesh
25 Prill, 14:59
-
Ministrja e Arsimit shpall thirrjen për drejtorin e Sistemit Parauniversitar, paralajmërimi për ndryshime në maturën shtetërore për vitet e ardhshme
23 Prill, 12:06