Iker Casillias e mbyll me futbollin e luajtur? Ja posti i ri që do të mbaj te Porto

Iker Casillias e mbyll me futbollin e luajtur? Ja posti i ri që do të mbaj te Porto

Iker Casillias me shumë mundësi i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Portieri spanjoll në muajin maj pësoi një atak kardiak që tronditi botën e futbollit, por në ditët në vijim u tha se ‘gardiani’ kishte gjasa të rikthehej në fushë.

Së fundmi, një intervistë e Casillias për sajtin e klubit të Portos lë të kuptohet se 36-vjeçari i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Ai shprehet se për momentin do të ketë një post të veçante të klubi portugez.

“Do të bej diçka ndryshe nga ajo që jam mësuar të bëj zakonisht, që ishte në fushë. Do të provoj të bëj lidhjen mes skuadrës dhe klubit. Trajneri foli me mua gjatë sezonit të kaluar kur më ndodhi problem shëndetsor dhe ai më tha se dëshironte të qëndroja në ekip, afër lojtarëve dhe të ndihmoj futbollistët e rinj. Do të provoj të bëj më të mirën për të ndihmuar shokët e skuadrës,”- u shpreh Casillias.

Qartësisht duket se koha nuk i premton më portierit për të veshur dorezat, ndërsa për vendimin zyrtar do të pritet edhe pak kohë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!