Ikin dritat gjatë fjalimit
Policia: Gabim njerëzo

Ikin dritat gjatë fjalimit<br />Policia: Gabim njerëzo
TIRANE- Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shqipëri, presidenti grek, Karoloi Papulias është ndalur në jug të vendit, aty ku është vendosur edhe pjesa më e madhe e minoritetit grek në vendin tonë. Gjatë takimit me minoritetin grek në fshatin Dervicjan, ka ndodhur incidenti i parë i vizitës së tij. Bëhet fjalë për një ndërprerje të energjisë elektrike, pikërisht në momentin kur Presidenti Papoulias po mbante fjalën e tij përshëndetëse. Ndërprerja ka zgjatur më pak se 2 minuta.

Kjo sigurisht që nuk u prit mirë nga ana e zyrtarit më të lartë grek. Pas këtij incidenti dhe rikthimit të energjisë në sallën ku po zhvillohej takimi me minoritetin grek në jug të vendit, presidenti Papulias vendosi të mos e vazhdojë fjalën e tij duke u ulur në sallë. Ndërkohë që lidhur me këtë incident reagoi dhe Ministria e Brendshme e vendit tonë, e cila e konsideroi një incident për shkak të një gabimi njerëzor, por që nuk ka patur asnjë lidhje me ndërhyrje në rrjet për të prishur takimin.  Raportohet se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në rrjet dhe se kjo nuk është aspak përgjegjësi e organeve shtetërore. Polica e cila kishte mbërritur menjëherë në vendngjarje ka konfirmuar se furnizimi i energjisë në atë moment ka qenë me gjenerator. Sipas Ministrisë së Brendshme, ky mund të jetë një gabim njerëzor.

Vizitat
Kreu i shtetit grek ka qenë dje në jug të vendit ku është fokusuar më së shumti në takimet me minoritetin grek në vendin tonë si dhe vizitat në varrezat e grekëve. Në mesditë ai ka mbërritur në Këlcyrë rreth, në të cilën është mbajtur një meshë në manastirin e “Shën Nikollës” në të drejtuar nga kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos.  Mesha është mbajtur në shqip dhe greqisht në përkujtim të ushtarëve të rënë në luftën italo greke. Më pas ai ka vendosur kurora me lule tek kryqi i madh që simbolizon shpirtin e ushtarëve të rënë grekë. Një vizitë ai e ka bërë edhe në varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat. Në çdo vizitë si dhe takim të tij ai ka qenë i shoqëruar gjithmonë nga  kryepeshkopi, Anastas Janullatos.

Papulias “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës
Presidenti grek Karolos Papulias,gjatë ndalesës së tij në jug të vendit, në qytetin e Gjirokastrës, ka marrë titullin "Qytetar Nderi" i këtij qyteti. Ky titull i është dhënë me motivacionin për kontribut në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, Shqipëri-Greqi. Çmimi kreut të shtetit të Greqisë, i është dorëzuar nga vetë kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Papulias është shprehur se marrja e këtij titulli, është nderi më i madh që i është bërë në jetën e tij. “Titulli është nderi më i madh që më është bërë në jetën time. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërore që s’do t’i harroj. Vij nga Këlcyra me emocion. Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi", u shrpreh Presidenti Papulias. Ndërkohë që për shkak të motit të keq presidenti grek ka ndryshuar edhe mënyrën e të udhëtuarit drejt qytetit jugor. Mediat greke shkruajnë se është anuluar udhëtimi i Papuliasit me helikopter ushtarak, si dhe mësohet se presidenti grek ka udhëtuar drejt jugut me makinë.

Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia