Ikin teknikët e PD, dorëzojnë
dorëheqjet në Kryeministri 

Ikin teknikët e PD, dorëzojnë<br />dorëheqjet në Kryeministri 
Zyrtarisht dorëhiqen të gjithë ministrat teknikë të PD në qeverinë Rama pas tre muajve në detyrë.
 
Zv/kryeministrja Lendina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dorëheqjen në mënyrë elektronike.
 
Ndërsa Ledina Mandija ka dorëzuar mesditën e sotme në Kryeministri raportin që hartuan teknikët për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Kështu pas tre muajve në detyrë, teknikët e PD largohen nga qeveria, ndërsa aktualisht kabineti Rama përbëhet vetëm nga ministrat e PS dhe të LSI, të cilët pritet të shihet si do të reagojnë, nëse do të japin dorëheqjen apo do të presin formimin e qeverisë së re në shtator.
 
Ministrat e PD u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat PD i humbi.

Roli i ministrave në qeveri ishte të kontrollonin sjelljet e administratës përgjatë gjithë procesit elektoral në mënyrë që të mbrohej vota e lirë e qytetarëve shqiptarë.

Gjatë fushatës së shkurtër elektorale ministrat denoncuan publikisht raste të ndryshme kur punonjës të administratës shkelën ligjin dhe ndikuan në procesin zgjedhor, denoncimet u shoqëruan edhe me pezullime nga vendi i punës.

“Ministrat duhet të rrinë në detyre deri në shtator”
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë saktëson se ministrat duhet të qëndrojnë në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesve.
 
Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”, thuhet në nenin 106 të Kushtetutës.
 
Një gjë të tillë e deklaroi edhe ish-kryetari i KQZ për Report tv, Kristaq Kume. 

Kanabisi, Demiraj: Individë të korruptuar në polici
I vetmi që ka reaguar nga ministrat teknikë ka qenë, Dritan Demiraj, i cili në një status në Facebook ka listuar arritjet e tij si ministër i Brendshëm gjatë këtyre tre muajve që drejtoi këtë dikaster, teksa në fokus ka qenë lufta kundër drogës.
 
37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrenje kanabis te shkaterruara, 13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar per kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike.
 
Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucionet e përfshira në planin e masave ka qene shumë i lartë, intensiv dhe smart.
 
Une, ashtu si dhe cdo qytetar i ketij vendi, mendoj se ka individe te korruptuar, te implikuar e kontribues ne ideimin dhe zbatimin e te ashtuqujturit plan i kanabizimit te vendit
” deklaron ai.
 
Demiraj: S’do jem pjesë e qeverisë “Rama 2”
Demiraj u ka dhënë një përgjigje edhe aludimeve në media se mund të jetë pjesë e kabinetit “Rama 2”.
 
Mendoj se duhet te sqaroj se cdo kontribut i imi ne qeverisje eshte bere ne funksion te realizimit te qellimeve te treguara me lart ne kuader te detyres time si minister teknik, e sigurisht jo ne kuader te perfshirjes time ne qeverine e ardhshme te mazhorances aktuale” thotë Demiraj. 

Tashmë priten dorëheqjet nga ministrat e tjerë që u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si një garanci për zgjedhjet e 25 qershorit.

Zhvillimet e fundit nga largimi i teknikëve të PD

19:00 Zv/kryeministrja teknike: Raportin ua dorëzuam dhe ndërkombëtarëve
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija deklaron se raporti me problemet që janë gjetur nga zgjedhjet e 25 qershorit i është dërguar edhe ndërombëtarëve duke i vendosur në dijeni për atë që ka ndodhur në Shqipëri.
 
Mandija thekson se çdo e dhënë në materialin përmbledhës është një pasqyrim i saktë, i konsoliduar dhe sistematik, ndërsa shton se ky material do të shërbejë në të ardhmen për forcat politike, por edhe për institucionet shqiptare.

14:20 Arrijnë në Kryeminsitri dorëheqjet e teknikëve
Një ditë pas lajmit se Zv/kryeministrja teknike, Ledina Mandija dhe ministrat teknikë do dorëhiqen, kanë mbërritur ditën e sotme në kryeministri dorëheqjet e tyre.
Ministrat dhe Zv/kryeministrja nisën dje me postë në Kryeministri dorëheqjet e tyre, pas 3 muajsh që qëndruan në detyrë, si pjesë e kabinetit të qeverisë “Rama”. 

Ora 12:10 Deputeti i PD: Fund spekulimeve për qeverisje PS-PD
Pas largimit të ministrave teknikë të PD nga qeveria, Tritan Shehu ka reaguar duke shkruar se akti i tyre i dha fund spekulimeve për një qeverisje PS – PD.
 
Pak javë më parë në media u spekulua se ministri Demiraj mund të ishte pjesë e kabinetit ‘Rama 2’.
 
Jo  vetëm Shehu, por edhe Demiraj u ka dhënë një përgjigje aludimeve duke e moshuar një gjë të tillë.

Ora 12:00 Raporti,  Kume: Teknikët e PD s’mund të vlerësojnë zgjedhjet
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume në një lidhje telefonike për Report Tv shprehet se ministrat teknikë e përfunduan misionin e tyre, por duhet të rrinë në detyrë, qoftë edhe formalisht deri në krijimin e qeverisë së re, ndërsa përsa i përket raportit të teknikëve shton se ata nuk mund të vlerësojnë zgjedhjet pasi janë pale ne proces.
 
Ora 11:55 Burime nga PS: Raporti i paligjshëm, nuk u miratua nga Task Forca

Ora 11:50 Ministrat e PD dorezuan doreheqjen me poste elektronike 

Ora 11:30 Mandija i dorëzon raportin kryeministrit
Zv/kryeministrja Mandija ka dorëzuar sot në Kryeministri raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Por burime nga teknikët e PD thonë për Report Tv se Task Forca nuk duhet të mblidhet pasi raporti i Task Forcës është përmbledhur në raportin përfundimtar.
 
Ndërsa burime nga PS theksojnë se Task Forca duhet të mblidhej për diskutimin dhe më pas miratimin ose jo të raportit.

Ora 10:45 Raporti i teknikë i paligjshëm, Braçe: Nuk keni asnjë provë
Ministrat teknikë me dorëzimin e dorëheqjes kanë paraqitur edhe një raport për zgjedhjet, ku theksojnë se votat u blenë.
 
Por, në raport nuk sqarohet nëse është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task-Forcës sipas parashikimeve të VKM.
 
Task-Forcë është krijuar mbi bazën e një VKM-je dhe është më e gjerë në përbërje se sa vetëm ministrat teknikë dhe çdo gjë duhet të diskutohej, por një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur duke mos e ligjëruar raportin.
 
Për raportin ka reaguar edhe deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili shprehet se është nul.

Ora 09:30 Kompetencat e teknikëve u kanë kaluar zv/ ministrave
Mësohet se ministrat teknik i kanë kaluar zv.ministrave të gjitha kompetencat e tyre, të cilët pritet të drejtojnë ministritë deri në ardhjen e ministrave të rinj në shtator.
 
Ministrat teknikë u bënë pjesë e qeverisë Rama për monitorim të zgjedhjeje dhe për të garantuar standardet e tyre, “mision” që sipas kreut të PD-së nuk është arritur, pasi kryeministri Rama i bleu zgjedhjet 25 qershorit.

Ora 09:00 Ministrat që largohen sot nga qeveria "Rama"
Lendina Mandija  Zv.kryeministre
 
Dritan Demiraj Ministri i Brendshëm- Dha dorëheqjen
 
Helga Vukaj Ministre e Financave
 
Mirela Karabina ministre e Arsimit
 
Gazmend Bardhi Ministër i Drejtësisë
 
Xhuljeta Kërtusha Ministre e Mirëqenies Sociale
 
 Arben Beqiri Ministër i Shëndetësisë

Ora 08:15 Dorëheqja/ statusi i plotë i Dritan Demirajt
Keto 12 jave ne detyre si Minister i Puneve te Brendshme ka qene nje nder i jashtezakonshem ti sherbeja vendit, qytetareve dhe te gjithe shtetasve qe jetojne e punojne ne Shqiperi.

Deshiroj qe ti shpreh mirenjohjen me te thelle kryetarit te Partise Demokratike, Z. Lulzim Basha per besimin per te kryesuar kete dikaster ne nje moment te veshtire per vendin dhe per mbeshtetjen e Tij te vazhdueshme shtetare per te realizuar detyrat tona kushtetuese.

Bashkepunimi me koleget ne qeveri, znj Mandia, Vukaj, Karabina, Kertusha, z Bardhi dhe Beqiri, koleget e shkelqyer te MPB, policise se shtetit, SHISH, Prokurorise se Pergjithshme, Prokurorise se Krimeve te Renda, Avokatin e Popullit dhe gjithe agjensive ligjzbatuese te vendit, kane qene ne frymen institucionale dhe me kete rast shpreh nje falenderim te madh per perballimin e nje sere sfidash te medha sic ishin mbarevajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, trafikimit te qenieve njerezore, lufta kunder terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i nje sezoni turistik te qete.

Prioriteti im per tolerance zero ndaj droges ne bashkepunimi me policine e shtetit prodhoi disa rezultate te dukshme: 37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrenje kanabis te shkaterruara, 13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar per kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht ne terren dhe jo masa prapagandistike.

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucionet e përfshira në planin e masave ka qene shumë i lartë, intensiv dhe smart. Kontrolli absolut i territorit ka qene dhe do te jete detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet te angazhohet maksimalisht.

Nje falenderim per cdo efektiv te ndershem te Policise se Shtetit. Organizata e Policise se Shtetit ka punonjës të përkushtuar, qe jane ne front te pare në luftën kundër trafiqeve te paligjshme në përgjithësi dhe trafikut te lendeve narkotike ne vecanti.

Une, ashtu si dhe cdo qytetar i ketij vendi, mendoj se ka individe te korruptuar, te implikuar e kontribues ne ideimin dhe zbatimin e te ashtuqujturit plan i kanabizimit te vendit, dhe per kete duhet bere nje pune me e mire ne vazhdim nga prokuroria dhe gjykatat per te mos lejuar keta individe te kthehen ne fenomen te shoqerise shqiptare. Ne gjykimin tim reagimi qytetar ndaj ketyre fenomeneve duhet te shtoje presionin ndaj cdo institucioni ligjzbatues per te bere detyren dhe risjelle sundimin e ligjt ne vend.

Kam dhe nje falenderim te sinqerte per gazetaret dhe median e lire. Kam pasur nje bashkepunim te mire e jam ndjere i vleresuar qe media ka perkrahur e percjelle publikisht mesazhet qe une ne cilesine e Ministrit te Brendshem kam pasur per qytetaret ne ushtrim te detyrave te mia.

Thene kjo, mendoj se duhet te sqaroj se cdo kontribut i imi ne qeverisje eshte bere ne funksion te realizimit te qellimeve te treguara me lart ne kuader te detyres time si minister teknik, e sigurisht jo ne kuader te perfshirjes time ne qeverine e ardhshme te mazhorances aktuale.

Kam qene dhe vazhdoj te jem i vendosur per te kontribuar ne drejtimin e agjensive ligjzbatuese qe merrem me ceshtje te sigurise dhe mbrojtjes kombetare.
Pune te medha e presin perpara Shqiperine!
Ju faleminderit. DD.

Redaksia Online
dy.b/ D.T/Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma