Ina Zhupa denoncon: Prishjet e objekteve në Ksamil po bëhen ndaj atyre që përkrahën opozitën në fushatë! Dokumenti që hedh poshtë PD: Vendimi është i 2020-s

Ina Zhupa denoncon: Prishjet e objekteve në Ksamil po bëhen ndaj atyre që përkrahën opozitën në fushatë! Dokumenti që hedh poshtë PD: Vendimi është i 2020-s

Ina Zhupa dhe bashkia Sarandë

Pastrimi i bregdetit nga objekte pa leje është shndërruar në prioritet të qeverisë socialiste në mandatin e saj të tretë. Operacioni për shembjen e tyre ka nisur nga veriu në Jug, me Velipojën dhe Ksamilin për të vijuar në drejtimet respektive. Por për Partinë Demokratike prishja e këtyre objekteve janë selektive për hakmarrje politike për denoncimet që pronarët e tyre kanë bërë hapur ndaj pushtetit në fushatën elektorale. Ina Zhupa shprehet se në Ksamil një personi Hidajet Zogaj i është prishur pa njoftim dhe pa të drejtë shtëpia e tij në shenjë hakmarrje, ndërkohë që duhet të prishej një banesë tjetër që kishte bllokuar rrugën.

Sipas Zhupës, Hidajet Zogaj ka denoncuar në prani të saj më 5 prill ku thoshte se ishte ankuar në bashki dhe IKMT për një objekt që ihste dnërtuar pran shtëpisë së tij dhe i bllokonte rrugën. Por Zhupa shprehet se më nisjen e aksionit nga IKMT u prish shtëpia e tij dhe kjo sipas Zhupës ndodhi pse ai tregoi të vërtetën dhe i doli në krah opozitës.

“Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale. Ne 5 Prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar ne bashki dhe IKMT për nje ndertim qe i zinte rrugen e shtepise dhe kishin hapur nje porte vellai nga vellai se nderkohe cdo gje ishte bllokuar. Ndertimi i denoncuar prej tyre qe bllokonte rrugen publike ishte bere nga familjar te atyre qe punonin ne bashki. Pas zgjedhjeve nuk prishin ndertimin jashte cdo norme, cdo leje dhe cdo rregulli qe familjaret denoncuar por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kane treguar të vërteten dhe i dolen ne krah opozites. Policia dhe IKMT shkon për t`ju shembur pa asnjë njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kolonat e shtëpisë qe datojnë në vitin 2004 sipas te gjitha rregullave dhe qe nuk e përfunduan dot për mungese parash. Është detyra jone qe mos ta ndalim betejën për këta qytetaret qe na besuan! Për shqiptaret qe duan ti vij fundi pandeshkueshmerise dhe klientelizmave te miqve dhe familjareve te pushtetit dhe te gezojne pronen dhe te drejtat e tyre sipas ligjit”, tha Zhupa.

Por një dokument i Bashkisë Sarandë, i siguruar nga Report Tv, tregon se në fakt banesa që i është prishur Maliq Zogaj, vëllai të Hydajet Zogajt, është marrë si vendim në gusht të 2020, gati një vit para fushatës elektorale dhe denoncimit që Hydajet Zogaj kishte bërë për Ina Zhupën më 5 prill 2021.

Aksioni i KIMT ka zhvilluar sot ditën e dytë të operacioni ku në Ksamil janë planifikuar të prishën 30 objekte dhe në Velipojë 15 të tilla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
‘Objektet po prishën si hakmarrje politike për fushatën zgjedhore’ dokumenti që hedh poshtë Ina Zhupën: Vendimi për prishjen është i 2020-s

Ina Zhupa akuzoi ditën e sotme qeverisë se po prish objektet në zonat bregdetare në mënyrë selektive duke prishur vetëm ato që kanë dalë hapur në krah të opozitës gjatë fushatës elektorale në shenjë hakmarrje politike. Por një dokument i Bashkisë Sarandë, i siguruar nga Report Tv, tregon se në fakt banesa që i është prishur Maliq Zogaj, vëllai të Hydajet Zogajt, është marrë si vendim në gusht të 2020, gati një vit para fushatës elektorale dhe denoncimit që Hydajet Zogaj kishte bërë për Ina Zhupën më 5 prill 2021.

Vendimi i Bashkisë Sarandë për prishjen e objektit
/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë