LEZHË- "Largohu, i kam armët me leje për kokë të fëmijëve do bëj skandal"...janë këto fjalët e pronarit të një prej bizneseve që janë planifikuar të shemben në bregdetin e Tales së Lezhës. Që herët në mëngjes, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për shembjen e këtyre objekteve pa leje, kryesisht kioska dhe me konstrukt prej druri, por që hasi kundërshtinë e pronarëve të tyre. Njëzëri ato shprehen se nuk janë njoftuar më parë për këtë aksion.

"Hajde na njofto një herë, ka dokumente, nuk ka dokumente. Të më thonë, jo është e pezulluar, hiqe makinën, tani shkoj të paguaj taksat të heqin dhe këtë, ça më mbeti mua"

"Rulota punon kudo, në Shqipërinë tonë, na e hëngrën jetë, nuk na lanë të hamë një copë bukë, hëngshin veten o Zot, vetë i marrin me thasë, fukaranë e marrin e rrjepin", thonë burrë e grua. 

"Të gjitha janë të regjistruara, ne s'jemi kriminela. Hajde na thoni hiqini dhe e heq unë. E kam blerë me lekë, nuk ma ka falur kush. Kjo është punë kriminale. Kështu nuk bëhet dhe po të hem se do ju hedh në gjyq që tani do bëj denoncim se nuk ke asnjë të drejtë pa më njoftuar mua dhe nuk qenke burrë se të thashë më prit një orë, ça janë këto muhabete, largohuni se do bëj skandal, do shkoj në burg për kryt të fëmijëve. Unë e di se Edi Rama po i heq hajdutët, jo të vijnë këtu. Ik se armët i kam me leje, për kryt të fëmijëve kam për të bërë skandal. Nuk qetësohem se u kam thënë më prisni gjysmë ore se kam porositur vinçin, nuk na kanë njoftuar. Kanë qenë mbrëmë këtu dhe u  thashë ka ndonjë problem këtu, më kanë thënë jo. Prishje me lekë, se u kanë dhënë lek. Unë i bëj thirrje Ramës nëse kam kundërshtim me ligjin, bujrum, po ia kam blerë bankës së shteti, i ka kontrolluar policia kriminale lekët e mia. Unë me hajduta nuk merrem", tha një tjetër.

Aksioni i IKMT-së përfundoi me shembjen e 17 objekteve pa leje, për t'u zhvendosur në Shëngjin për 25 objektet e tjera që do të kenë fatin e njëjtë e "simotrat e tyre" në Tale të Lezhës. Në mbështetje të IKMT ishte dhe Policia e Shtetit dhe strukturat e Bashkisë Lezhë. Më herët IKMT-ja ka shembur 24 objekte pa leje në Velipojë, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet mes policisë dhe pronarëve të bizneseve. Shembja e këtyre objekteve gjatë sezonit veror ka sjellë një reagim të ashpër të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, por edhe të kryebashkiekut socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, sipas së cilës një vendim i tillë po dëmton turizmin e vendit.

1592379853_ikmt001.jpg

1592379972_lezhetale.jpg

1592379995_tale8.jpg

Foto nga aksioni i IKMT sot në Lezhë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Pas Tales, IKMT zhvendoset në Shëngjin, 36 objekte për t'u prishur! Pronarët përplasen me policinë: Nuk vijmë me juve

Pas shembjeve të 17 objekteve në tale të Lezhës, IKMT është zhvendosur në vijën bregdetare të Shëngjinit. IKMT ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Shëngjinit, ku në plan janë 36 objekte, kryesisht të ndërtuara me dru, që do të prishen në këtë zonë.

Gjatë aksionit të IKMT disa prej pronareve kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke u përplasur dhe me policinë. 

“Nuk do të vij me juve”, shprehet pronarja e revoltuar.  Ajo deklaron se ka qenë me dokumente të rregullta dhe nuk ka marrë asnjë shkresë për këtë ndërhyrje.

“Nuk më është dhënë asnjë lloj urdhri. Ke ardhur më ke thënë, do hiqen, se kur do hiqen… nuk më ke lënë për sot urdhrin, as shkresë, asgjë. Me gojë më kanë njoftuar për nesër.

Ora 14:24
Shembja e bizneseve në Tale të Lezhës/ Pronari-policit: Largohu, i kam armët me leje për kokë të fëmijëve do bëj skandal (VIDEO)

Një nga pronarët e bizneseve në Tale të Lezhës nuk ka lejuar shembjen e biznesit të tij, duke thënë se e ka me leje, e mbi të gjithë thekson se nuk është njoftuar paraprakisht. Madje,  ai i ka paralajmëruar policët që të largohen, duke i kërcënuar se ka armë dhe nuk do ketë frikë që t'i shkrepë.

"Të gjitha janë të regjistruara, ne s'jemi kriminela. Hajde na thoni hiqini dhe e heq unë. E kam blerë me lekë, nuk ma ka falur kush. Kjo është punë kriminale. Kështu nuk bëhet dhe po të hem se do ju hedh në gjyq që tani do bëj denoncim se nuk ke asnjë të drejtë pa më njoftuar mua dhe nuk qenke burrë se të thashë më prit një orë, ça janë këto muhabete, largohuni se do bëj skandal, do shkoj bë burg për kryet të fëmijëve. Unë e di se Edi Rama po i heq hajdutët, jo të vijnë këtu. Ik se armët i kam me leje, për kryt të fëmijëve kam për të bërë skandal. Nuk qetësohem se u kam thënë më prisni gjysmë ore se kam porositur vinçin, nuk na kanë njoftuar. Kanë qenë mbrëmë këtu dhe u  thashë ka ndonjë problem këtu, më kanë thënë jo. Prishje me lekë, se u kanë dhënë lek. Unë i bëj thirrje Ramës nëse kam kundërshtim me ligjin, bujrum, po ia kam blerë bankës së shteti, i ka kontrolluar policia kriminale lekët e mia. Unë me hajduta nuk merrem", tha një nga pronarët e bizneseve.