Iku me të vëllanë dhe shokun, por humbi gjurmët në Greqi, në kërkim të Lavdosh Sinanajt

Lavdosh Sinanaj është një tjetër 49 vjecar, i cili rezulton i humbur që në vitet e ndryshimeve të mëdha për shqiptarët. Nga Greqia humbi gjurmët ndërsa një i ri me prespektiva për të ardhmen në atë kohë sapo kishte mbaruar shkollën e mesme i erdhi letra për të kryer ushtrinë në Himarë. Gjatë kësaj kohe ai për gjuhën arabe dhe bën një kurs për telegrafist. Me të mbaruar ushtrinë në vitin 1991 Lavdoshi thurr planet me një mikun e tij dhe bisedon me të vëllanë Nikon.

Të tre vendosin që të ikin nga mali drejt Greqisë. Vëllai i Lavdoshin Niko duke e njohur mirë rrugën pasi më herët kishte shkuar në tokën helene, do të bënte udhërrëfyesin në drejtim të Patrës. Nisen më 14 gusht të vitit 1992 kalojne pikën kufitare të Kapshticës dhe mbërrijnë në port ku duhet të merrnin tragetin. Me tu ngjitur në traget ndalohen nga policia, por dy vëllezërit mundin të ikin, ndërsa shoku i tyre bie në prangat e policisë. Niko ikën në Patra në fshatin Manalat, ndërsa Lavdoshi edhe pse e dinte adresën kishte ikur në drejtim të pa ditur.

Dy muaj pas kësaj ndodhie, në tetor të vitit 1992  Lavdoshi telefon hallën e tij së cilës i pohon se ishte në Greqi, duke i treguar dhe vendodhjen e tij dhe se vetë ishte mirë por ishte në merak për të vëllanë Nikon. Pas kësaj telefonate hallë Gëzimja nga Tirana i con telegram të atit të Lavdoshit  Hamdiut, të cili i tregon bisedën e bërë më nipin e saj. Ky ishte kontakti i fundit që Lavdoshi mundi të bëjë më familjarët dhe asgjë nuk u mor vesh më pas. Në vitin 2017 babai i tij mëson se pasaporten e të birit e perdorte një tjetër person.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump