‘Il Giornale’: Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin janë gati, pas pak ditësh mbërrijnë emigrantët e parë

‘Il Giornale’: Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin janë gati, pas pak ditësh mbërrijnë emigrantët e parë

Ashtu si njoftoi qeveria pak javë më parë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri kanë përfunduar, thuhet në artikullin e botuar në të përditshmen italiane “Il Giornale”.

Sipas asaj që mësohet nga burime ekzekutive, kampi në Gjadër është dorëzuar dy ditë më parë për kolaudim, ndërkohë që qendra e pritjes në Shëngjin është tashmë gati.

Dy qendrat do të jenë funksionale në fillim të javës së ardhshme, kur do të fillojnë të mbërrijnë emigrantët e parë.

Gjithë vëmendja e Evropës është përqendruar te projekti italian, i konsideruar nga shumë njerëz si një model i vlefshëm për t’u kopjuar nga i gjithë Bashkimi Evropian – në përpjekje për të zgjidhur problemin e migrantëve të parregullt, për të cilin tashmë ankohen të gjitha vendet.

“Nuk ka ende një propozim konkret, por mund të shihet për shembull marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Ajo që na duhet tani është të kemi më shumë detaje, zgjedhja e vendit është një aspekt, por ka edhe të tjera”, ministri suedez për Migracionin, Johan Forssell, pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Luksemburg – i mbledhur posaçërisht për të diskutuar propozimin për “qendrat e kthimit”, qendrat për transferimin e emigrantëve jashtë BE-së.

“Është koha për t’i trajtuar këto diskutime rreth zgjidhjeve inovative në një mënyrë më konkrete, për të kuptuar nëse ato janë të mundshme për t’u aplikuar apo jo”, shtoi Forssell.

Një qëndrim i ndarë edhe nga ministri i Brendshëm Bruno Retailleau, i cili “nuk përjashton asnjë zgjidhje apriori” për të frenuar flukset migratore.

Një qëndrim i përbashkët me atë të ministrit të Brendshëm francez, Bruno Retailleau, i cili “nuk përjashton asnjë zgjidhje apriori” për të frenuar flukset migratore.

“Nuk duhet të përjashtojmë asnjë zgjidhje apriori, duhet të përdorim të gjitha zgjidhjet inovative”, tha Retailleau duke iu përgjigjur propozimeve të Italisë dhe Hungarisë.

Megjithatë, ministri sqaroi se kjo masë nuk mund të zbatohet për azilkërkuesit në Francë, në përputhje me rendin kushtetues.

Projekti italian në Shqipëri – i cili do të zhvillohet me ardhjen e emigrantëve dhe përmirësimet e mundshme – mund të jetë pikënisja për një projekt evropian dhe në mbarë komunitetin – siç paraqitën 15 vendet e BE-së në një letër dërguar Komisionit ku kërkonin vlerësimin e hipotezës dhe formulimin e një propozimi në përputhje me paktin Itali-Shqipëri. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lia: 11/10/2024 14:56

    PIKA JU RAFTE I LARGUAN SHQIPTARET TANI TE MARRIM HORRAT E BOTES

    Përgjigju
    • Alex: 11/10/2024 20:24

      Shqiperia version i Gazes

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?