ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona: Ka kryer shkelje të rënda profesionale
Prokurori i Pogradecit, Shkëlqim Kokona
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Pogradecit, Shkëlqim Kokona për shkelje të rënda profesionale "që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës".
Sipas ILD, pas 3 viteve hetime, të kryera në periudhën 2018-2021, rezultoi se Kokona refuzuar në mënyrë të përsëritur mosmarrjen në dorëzim të dosjeve si dhe nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore duke shkaktuar shtyrje të gjykimit.
Po ashtu Kokona ka shkuar edhe më larg me kompetencat e tij, ku ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë. Sipas ILD, në 28 raste në periudhën 2019-2021, ai nuk ka nxjerrë urdhrat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimit me kusht.
Kokona ka patur edhe shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administratës së prokurorisë dhe të gjykatës.
Sipas ILD, shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit me eksperiencë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte dhe se sjellja e tij ka çuar në shkelje të rënda profesionale dhe diskretitim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cenuar besimin e publikut te drejtësia.
Kujtojmë se Kokona, në tetor të vitit të kaluar u përfshi edhe në një komunikim joetik duke kërcënuar një gazetar teksa interesohej për të publikuar një lajm në lidhje me një proces që ndiqej nga ai.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor, 12:39
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK për Report Tv: I kemi përmbushur detyrimet! Jo dhe nga ILD e Gjykata e Lartë
3 Tetor, 11:38
-
Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE
26 Korrik, 08:44
-
Kreu i ILD Artur Metani në Kuvend: Ka pasur anatemim të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika
15 Korrik, 16:43
-
Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës! Në fokus procesi para-disiplinor ndaj magjistratëve
22 Qershor, 10:39
-
Punonjësi i gjykatës Lezhë ankohet në ILD për prokuroren: Zbuti veprën penale për dhunuesin
16 Qershor, 14:10
-
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, KLD shkarkon gjyqtaren e dënuar nga GJKKO e Apeli për korrupsion
29 Maj, 13:33
-
Ndreca kritika ILD-së: U shqyrtuan pak ankesa të qytetarëve! Edhe SPAK pa burime njerëzore, por është produktiv! Metani: Shohim standardin, jo numrin e hetimeve
23 Maj, 12:42
-
SHBA/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me profesionistët shqiptarë në Nju Jork, ftesë për bashkëpunim me ILD
10 Maj, 18:12
-
Artur Metani vizitë në SHBA, zyrtarët amerikanë riafirmojnë mbështetjen për ILD
8 Maj, 21:26
-
Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet
26 Prill, 19:35
-
KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti
18 Prill, 20:17