TIRANE - Kupola drejtuese e Bankës së Shqipërisë dhe rrethi i tyre familjarë do t’i nënshtrohet një hetimi administrativ pasuror prej vitit 2003. Këtë fakt e bëri publik Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, i cili thotë se nisur nga ngjarjet dhe zhvillmet e fundit, kreu i këtij institucioni Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar hetimin pasuror ku përfshihet Fullani, zv.guvernatori i bankës si dhe të gjithë drejtuesit e këtij institucioni.
....
Pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit, Deklaratat e pasurive të drejtuesve të Bankës së Shqipërisë për 11 vite nisur nga viti 2003 do të kalojnë në një hetim administrrativ.
Është Inspektoriati i lartë i Kontrollit të Deklarimit të Pasurive, që ka deklaruar nisjen e hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e pasurive private që prej vitit 2003, të Guvernatorit Ardian Fullani, Zv.Guvernatorëve, Anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës si dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të Bankës së Shqipërisë pa përjashtim.
Afro dy javë pas zbulimit të skandalit për të cilin tashmë pas hekurave ndodhen 9 persona, ILDKP bënë me dije se hetimi administrativ i deklaratave të pasurive do të përfshijë dhe rrethin familjarë të drejtuesve të bankës, si bashkëshortet, fëmijët dhe personat e lidhur me ta.
Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar grupin hetimor të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit, median dhe shoqërinë civile dhe ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.
Rezultatet e hetimit administrativ do t’i referohen rast pas rasti organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme, ku aktualisht prej 2 javësh Task Forcë e Krimit Ekonomik është duke kryer hetime intensive me të arrestuarit dhe insitutcionin e bankës për zbardhjen e skandalit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO