TIRANE - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar sot në Prokurori Drejtorin e Zyrës Rajonale të Shërbimit Social në Gjirokastër, për fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë.

Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të ILDKP-së sipas së cilës  Mite Mejdi akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa është paraqitur kallëzim penal ndaj tij në organin e akuzës.

Sipas ILDKP nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Mejdi ka fshehur pasurinë në deklarimin e bërë prej tij. Po sipas ILDKP është njoftuar edhe institucioni ku ai punonte për marrjen e masave disiplinore ndaj tij, çka do të thotë pezullimin e tij nga puna.

Mite Mejdi është pjesë e personave të akzuaur nga ILDKP kohët e fundit për fshehje të pasurisë, në mesin e të cilëve është edhe anëtari i KLD dhe njëkohësisht gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)