Ilir Alimemeti iu bashkua foltores së Ervin Salianjit në qytetin bregdetar të Durrësit, ku qartë u dha mesazhi që PD duhet hapur që të mundin Edi Ramën. I ftuar në emsionin Repolitix në Report Tv, Alimehmeti tha se është koha për ndryshim në PD. Për gazetarin Denis Minga, Alimehmeti tha se në PD duhet të afrohen njerëz të rinj dhe përfafohen ide të reja.
“Unë fjalimet i mbaj të shkurtra në këto raste mesazhi është i rëndësishëm dhe mesazhi është mesazh bashkimi, bashkim njerëzish. Unë them se PD ka nevojë për tu shtuar në ide dhe në njerëz. Mund të kemi edhe mendime ndryshe nga njëri-tjetri. Ka diskutime dhe mirë është që të bëhen dhe të fliten. Ne kemi një situatë ku duhet që të krijojmë sinergji forcash”, tha ai.
I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për kryetar të PD, kur të bëhen zgjedhjet, ai e mohoi këtë. Alimehmeti tha se ambicia e tij është të garojë në zgjedhjet vendore të 2027 për Bashkinë e Tiranës.
‘Unë jam në një situatë që po shoh me kujdes zgjedhjet vendore të 2027 për Tiranën dhe aty kam qenë i fokusuar gjithmonë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Nisi foltore nga Durrësi/ Çaça: Salianji, i duhuri për të marrë drejtimin e PD! Peçi: Do të faktorizohet! Karaj: Lëvizja e tij do zgjojë demokratët












