Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë

Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë

Ilir Beqaj

Tirane- Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ankimon në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest ne burg” të dhënë nga gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për çështjen e SASPAC.

Sipas avokatit mbrojtës nuk ekzitojnë kushtet dhe kriteret ligjore për një masë të tillë shtrënguese dhe po ashtu klienti i tij nuk ka rrezik per tu larguar jashte vendit dhe për të prishur provat.

Ilir Beqaj ndodhet në paraburgim prej 4 korrikut 2024, pasi po hetohet për akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landëays International’. SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.

Më 6 korrik 2024, Beqaj ofroi 50 mijë euro si garanci në këmbim të një mase më të butë sigurie por kjo u refuzua nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi.  

Në hetim për dosjen SASPAC
Arrest në burg

1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -  Koordinator i projektit EUSAIR 
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - 'detyrim paraqitje'
4- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landëays International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka 
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!