Mbrëmë, por në fakt jo vetëm mbrëmë. Gjatë gjithë këtyre ditëve të “revolucionit QRB”, ajo që të bie në vesh nuk është zëri i ndonjë revolucioni, por ulërima e një turme që ka ngatërruar politikën me epshin, patriotizmin me qeleshen dhe revoltën me “motër q… të q… gruan”.
Ky është niveli i këtij “revolucioni” të qelesheve dhe flamujve: sa më shumë flamur, aq më pak ide; sa më shumë patriotizëm në gojë, aq më shumë banalitet në fjalor.
Një frustrim kolektiv i veshur me kostumin e patriotit. Epshe të pakompletuara që futen nën qeleshe dhe mbulohen me flamurin kombëtar, sikur flamuri të ketë ardhur në bulevard për të larë pisllëkun e gjuhës.
Dhe pastaj del turma.
Pesëqind veta, një mijë, apo sa të jenë. Të gjithë revolucionarë. Të gjithë shpëtimtarë të Shqipërisë. Të gjithë me një armë të vetme në dorë: gojën.
I qi… robt Ramës.
I qi… robt kujtdo që u del përpara.
I qi… robt sistemit.
I qi… robt botës.
Dhe me këtë mendojnë se kanë bërë revolucionin.
Jo, Revolucioni nuk bëhet me koqe në gojë dhe pa koqe për të bërë diçka. Revolucioni nuk është konkurs kush shan më fort, kush bërtet më gjatë dhe kush e përdor më shpesh fjalën “patriot” ndërsa sillet si barbar.
Dhe kulmi i groteskut është se e gjithë kjo zhvillohet në bulevard. Në një hapësirë ku kalojnë fëmijë, gra, familje, njerëz që nuk kanë ardhur të marrin pjesë në orgjinë verbale të një turme që ka vendosur ta quajë veten revolucion.
Por ç’rëndësi ka? Kur je revolucionar, çdo gjë lejohet.
Kur ke flamurin në dorë, edhe banaliteti bëhet patriotizëm.
Kur ke qeleshen në kokë, edhe injoranca bëhet identitet kombëtar.
Kur bërtet mjaftueshëm fort, edhe boshllëku fillon të duket si kauzë.
Dhe kështu lind “Revolucioni QRB”: shumë qeleshe, shumë flamuj, shumë pështymë, shumë epsh, shumë zhurmë…
Dhe kur vjen puna te ajo që duhet bërë realisht:
Asgjë.
Sepse për revolucion duhet edhe mendje.
Duhet edhe disiplinë.
Duhet edhe kurajë. Jo kurajo q…rje.
Dhe, mbi të gjitha, duhet të kesh koqe.
Kurse ky është:
Revolucioni i q…rjes pa koqe.
-
I nderuar z.Demaliaj.Gjithemone shkruan bukur,por ky eshte me I bukuri,ne lidhje me rivoluzionare e bulevardit. Kam pas raste qe t'i degjoj thirrjet e tyre dhe them me vehte sa shume budallej jane tubuar,me demek me rrezuar Ramen,pra shtetin.Kete turme budallenjesh i drejtojne ata qe duan te vijne ne pushtet,por qe kurre nuk do te vijne.Me fjalorin qe perdorin tregojne se kush jane ne te vertete.Demokracia ka rregulla dhe ne pushtet vihet nepermjet votes.Po te pytet opinioni publik , te gjithe jane te pakenaqur me keta revolucionar,me fjalor banal e fjalime banale .Jane bere qesharak,por edhe te bezdishem.Njerzit imoral e pa stabilite mendor ,kete aktivitet kane.Mendoj qe t'u ndalohet dimostrami ne mes te qytetit,por ne nje vend te caktuar,se fell iqen kryeqytetin.Eshte turp t'i degjosh.
Përgjigju -
Demaliaj, të lumtë për këtë shkrim !!! Na mbytën talibanët...
Përgjigju










Komente
Komento