Ilir Gjoni: Ylli Zyla i SHIU-t
nuk ka dhënë dorëheqjen

Ilir Gjoni: Ylli Zyla i SHIU-t<br />nuk ka dhënë dorëheqjen
TIRANE- Mashtrimi për dorëheqjen e Ylli Zylës ka plasur dje në Komsionin e Sigurisë Kombëtare. Edhe pse Zyla ka dhënë dorëheqje publikisht, ai vazhdon ende të ushtrojë funksionin e tij si drejtor i SHIU. Kryetari i komisionit të Sigurisë ka marrë një letër që mban datën 16 korrik, nga ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Edhe pse pas skandalit të publikuar në gazetën "Shqiptarja.com", Ylli Zyla (drejtori i SHIU) dha dorëheqje, kjo gjë në të vërtetë nuk ka ndodhur. Dje në mbledhjen e zhurmshme të komisionit të Sigurisë. kryetari i Leonard Demi j'u ka dhënë një letër deputetëve sociaslitë ku Zyla ankohet në Komisionin parlamentar të Sigurisë Komëbare përmes një shkresë të firmosur me datën e dy ditëve më parë për kryertarin e opozitës, ku nënvizon se me akuzat ndaj tij po cënon dhe destabilizon institucionin e rëndësishëm të SHIU-t për interesa të huaja. Shkresa ankimuese nuk është lënë të merret nga deputetët e opozitës në Komision. Poshtë letra mbante nën shkrimin e tij së bashku me pozicionin që kishte para se të jepte dorëheqje (të paktën ashtu siç është thënë). Kjo gjë nuk i ka shpëtuar as deputetit të PS, Ilir Gjoni, njëkohësisht nënkryetar në komisionin e Sigurisë. Në rrjetin social "Facebook", Gjoni shkruan se ka parë një shkresë të firmosur nga Ylli Zyla në cilësinë e kreut të SHIU-t, por kjo letër mban datën 16 korrik, sipas informacioneve që na janë dhënë nga brenda komisionit. Gjoni ka vënë në dukje këtë "skenar", ndërsa nuk ka dhënë përmbajtjen e letrës. Ndërsa saktëson se të fshehtat e ministrisë së Mbrojtjes do të plasin. "Dorëheqja e Ylli Zylës është një gënjeshtër e madhe. Nuk është e vërtetë. Ai përditë drejton SHIU-n madje dhe korrespondencën e firmos si drejtor i SHIU. Sot pashë një letër që i drejtonte Komisionit të Sigurisë dhe firmoste drejtori i SHIU. Flluska e Arben Imamit do plasë shpejt", thuhet në faqen e "Facebook" që e posedon deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni. Ylli Zyla tha dorëheqje në datën 4 korrik. Me herët Gjoni në një intervistë është shprehur se "Tani të mendojmë se zoti Zyla, siç thuhet, ia paraqiti dorëheqjen Kryeministrit. Nisur nga precedenti i NYT-së ai s'besoj që t'i ketë thënë lëre se është letër higjienike. Për mendimin tim, diçka tjetër fshihet pas kësaj, diçka shumë e madhe, saqë nuk fshihet dot pas ombrellës së Saliut. Arsyet e vërteta të dorëheqjes së zotit Zyla, jam i bindur që do të mësohen nga opinioni publik në një kohë jo të largët", është shprehur Gjoni, i cili vetëm pak ditë pas dorëheqjes së publikuar nga Zyla ka pasur dyshime për një dorëheqje të vërtetë.

PAS KOMISIONIT
Pasi kanë dalë nga komsioni i Sigurisë, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura për tre orë rresht, nënkryetari i komisionit, Ilir Gjoni ka pohuar se kryetari Leonard Demi do t'i dërgojë një letër ministrit, dhe kjo sipas tij mund të bëhet ditën e hënë. "U vendos që kryetari i Komisionit do t'i drejtojë një letër ministrit dhe në bisedë, bashkarisht me të, kemi rënë parimisht dakort që t'a realizojmë të hënën, por nuk e dimë se sa kohë do të kërkojnë procedurat e përcjelljes së letrës tek ministri", është shprehur Ilir Gjoni, ndërsa ka pohuar se kanë arritur që t'i imponojnë Imamit kërkesën e dorëzuar më datë 18 maj. "Është e vështirë të thuash "të kënaqur", sepse ka një masë për t'a matur këtë, por e rëndësishme është që ne e ngritëm zërin dhe arritëm në një farë mënyrë që të imponojmë atë kërkesë apo atë vendim të cilin Komisioni e ka marrë që në 18 maj. Ndërsa në lidhje me atë për çfarë ishte thirrur ministri Imami nga deputetët e mazhorancës tha se "Për planin e përhapjes ne morëm disa informacione të cilat janë diskutuar edhe në opinionin publik dhe në media, si psh., Bishti i Pallës i cili del jashtë strukturave, apo Shkolla e Marinës në Vlorë, apo edhe disa objekte të tjera të rëndësishme për të cilat ka pasur debate edhe brenda Forcave të Armatosura por edhe në opinionin publik", u shpreh Gjoni.

(Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë mbi akuzat për spiunazh

Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë mbi akuzat për spiunazh