Ilir Kerni: “Dua që baleti të jetë
në nivelin e teatrove të Europës”

Ilir Kerni: “Dua që baleti të jetë<br />në nivelin e teatrove të Europës”
TIRANE- Ndërkohë që për karrierën e koreografit Ilir Kerni në Operën e Zagrebit publiku ka qenë gjithmonë i informuar, pak njihen opinionet dhe vizioni i tij. Në pamundësi për ta kontaktuar dje edhe drejtorin e ri të operës dhe baletit në tiranë, pas kontaktit me drejtorin e ri të GKA-së, po shkëpusim një pjesë nga një intervistë të tre muajve më parë, ku Kerni shumë qartë shpreh se çfarë vizioni ka për baletin shqiptar. “Në planin personal nuk kam ambicie, por do të doja sinqerisht që baleti në Shqipëri të ishte në nivele normale krahasuar me teatrot e Europës” (Zhurnal).. Kerni e argumenton mendimin e tij se “ekzistojnë të gjitha mundësitë, duhet vetëm dëshira e mirë dhe përkushtimi me ndershmëri për ta realizuar këtë. Do të shtoja dhe dëshirën tjetër personale për të parë dhe gjysmën tjetër, Kosovën, me një teatër dhe balet që të ecte krah për krah me Tiranën (nëse do të kisha diçka në dorë këtë gjë do ta bëja menjëherë)”, thoit Kerni.

Ndërsa për filozofinë e punës Kerni shprehet se “Gjërat e pamerituara rëndojnë shumë mbi kurriz, kërkimi i suksesit me çdo çmim është larg natyrës dhe personalitetit tim”. Edhe pse nuk ka pasur asnjë lidhje me drejtimin e operës dhe baletit, ILir Kerni duket se ka parë me sy kritik situatën për sa i përket baletit në Tiranë. Ai ka thënë se “Fatkeqësisht jemi në një situate absurde (shprehur me elegancë). Në një kohë kur Tirana ndoshta duhej të ishte referencë në këtë pjesë të Europës, për faktin se ka prodhuar shumë talente që tashmë dihen, dhe për fatin tonë trashëguam nga mësuesit tanë shkollë të mirë …sot fatkeqësisht baleti është braktisur dhe shpartalluar në mënyrën më perfekte. …. Jemi i vetmi vend që mund të krijojmë trupë baleti pa pasur nevojë për të huajt. E keqja është sa të ribëhet teatri i vërtetë, teatri i repertorit dhe publiku i saj, ose thënë ndryshe teatër normal dhe jo teatri i sotëm… “. Pra ky është vizioni fillestar i drejtuesit të ri për baletin, kurse për operën le të presim…

Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie