Ilir Meta, detin e jap… nëse ma kërkoni mua!

Ilir Meta, detin e jap… nëse ma kërkoni mua!

Betejat e politikës me Greqinë kanë rezultuar pothuajse gjatë gjithë 30 viteve demokraci me humbje dhe përulje të dukshme. Luanë në opozitë dhe kunadhe në qeverisje, institucionet shqiptare kanë vuajtur nga një mungesë e madhe vizioni dhe qartësie në orientimin e politikës së jashtme. Për të parë këtë mjafton të shohësh qëndrimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj Turqisë. Kur ishin në pushtet dhe fijet e interesit shtetëror ishin për afrim ata jepnin çdo koncesion të mundshëm, Albtelecom, miniera, metalurgjiku e shumë e shumë të tjera. Tani janë kthyer në dashnorët më të mëdhenj të kombit! Lufta ndaj Greqisë në ekranet e mediave është e pamëshirshme! Së fundmi lufta po shtrihet me imperializmin amerikan, kundër të majtëve që kanë marrë peng Shtëpinë e Bardhë. Çlirimi është i afërt pa dyshim!

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili pak ditë më parë pas intervistës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, tha se është e qartë, Rama do të shesë detin te Greqia, Meta po bëhet pengesë! Kalorësit kombëtar me ushtën e nacionalizmit po luftojnë me çdo armik, me Vuçiçin e Serbisë luftë, me Erdoganin e Turqisë po ashtu. Në ditën e vizitës së tij Meta nderoi heroin kombëtar Gjergj Kastriotin! Mjaftueshëm apo jo?!

Sot në mënyrë të beftë presidenti Ilir Meta, mbajti një konferencë për mediat duke thënë se për çështjen e detit ajo që tha ministri i Jashtëm grek nuk qëndron, pasi atij nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për të dhënë aprovim. Kur i ka ardhur e ka dhënë pa mëdyshje! E deshifruar ai do e jepte lejen, por Edi Rama thjesht nuk ia ka kërkuar! Bashkë me taborët e tij, pasi lëshoi lumenj me akuza ndaj Ramës se do të shesë detin te grekët, Meta thotë se deti mund të “shitet”, nuk është problem! Madje shfajësohet edhe te ministri grek.

E rëndësishme që të më pyesin mua, të jenë transparent me atë, nuk ka rëndësi deti në vetvete. Kjo është luftë e vërtetë 'sovranistësh', nga njerëz që janë gati t’i japin të gjitha mjafton ti "pyesin". Tani pritet edhe foltorja dhe kuadri plotësohet! Pra kur janë në qeveri ose pushtet që është vendimmarrja më kryesore këta pseudonacionalistë heshtin, por kur është momenti i opozitës që nuk kanë përgjegjësi premtojnë.

Por, a ishte Sali Berisha në qeverisje me Ilir Metën, që shitën detin te Greqia që u bllokua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese! A është ky një precedent që duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si do të bëhet? Ilir Meta në javët e fundit që i kanë mbetur duhet të fliste si duhet të vinte zgjidhja, duhet të fliste si president, por jo edhe njëherë ai foli si një politikan, pseudonacionalist!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jaku: 31/05/2022 05:19

    Dalldisen pupacet rreth Rames. Tallen sa me Salen sa me Ilirin. Sidomos me Meten e kane ironike dozen. Te tera i analizojne pervec se si e qysh beri koalicion me Ramen dhe e solli ne pushtet. Ate e harrojne. Si shoku Enver dikur, te fshinte nga fotografia dhe historia. Por sot gjithe elementete me te ligj nga Enveri, Ramizi, Nano, Beeisha e Meta i manifeston kreu i organizates mafioze Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë