Ilir Meta drejt shpalljes 'Non Grata'? 7 mesazhet e koduara që paralajmërojnë fatin e Berishës

Ilir Meta drejt shpalljes 'Non Grata'? 7 mesazhet e koduara që paralajmërojnë fatin e Berishës

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta humbi qetësinë mbrëmë në televizionin e familjes Berisha kur e pyeten mbi mundësinë e shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shkarkimit të mundshëm nga Gjykata Kushtetuese. Ilir Meta shpërtheu në akuza ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke nënkuptuar një komplot kundër tij në Tiranë, për t’i rezervuar fatin e Sali Berishës. Duket se Ilir Meta e ka gjetur që tani alibinë mbrojtëse nëse Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikon në listën e zezë, ku kanë përfshirë që në 19 maj 2021 aleatin e tij Sali Berisha. Po sa gjasa ka që Ilir Meta të shpallet vërtetë non grata pas shkarkimit të mundshëm ose përfundimit të mandatit si President?! Gjatë muajve të fundit, ka pasur disa mesazhe të koduara, sinjale dhe lëvizje, të cilat paralajmërojnë një goditje të mundshme nga Uashingtoni ndaj Ilir Metës.

1. DASH flet për një aleat të korruptuar të Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit, në njoftimin e datës 19 maj 2021 për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij, flet për aleatë të përfshirë në korrupsion të Sali Berishës, të cilët ky i fundit i ka mbrojtur dhe është gati t'i mbrojë sërish nga ndëshkimi ligjor. Sipas DASH, Berisha "është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies". Sali Berisha dy aleatë kryesorë ka pasur gjatë ushtrimit të pushtetit 2005-2013, kohë gjatë të cilës DASH thotë se është përfshirë në korrupsion madhor. Ata janë Ilir Meta dhe Fatmir Mediu. Berisha është angazhuar për t’i shpëtuar që të dy nga ndëshkimi i drejtësisë. Por, Berisha u ekspozua fort në janar të vitit 2012, duke u dhënë një mesazh anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që të mos dënonin Ilir Metën, për të cilin prokuroria kërkonte dy vite burg për korrupsion.

2. Paralajmërimi i Escobar: Do të shpallim të tjerë “non grata”

Një javë më parë, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar paralajmëroi shpalljen e personave të tjerë non grata në rajon dhe në Shqipëri.

“E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon”, tha Escobar.

3. Meta u shkarkua nga Kuvendi edhe për sulm ndaj SHBA-ve

Në 9 qershor të 2021, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi Ilir Metën si President jo vetëm për shkeljen e 22 neneve të Kushtetutës, por edhe për provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti për shkarkimin e Metës analizonte akuzat e tij të rënda natën e 23 prillit 2021, në televizionin e Familjes Berisha, në adresë të SHBA-ve dhe sidomos ambasadores Yuri Kim. Ndër të tjera, Meta deklaroi se do të dilte tek Mali me Gropa, me qëllim që të amerikanët ta goditnin me raketë, një deklaratë kjo e paprecedentë dhe e paimagjinueshme.

4. SHBA-të akuzuan Ilir Metën për nxitje dhune

Në 23 prill 2021, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, akuzoi Ilir Metën për nxitje dhune dhe kërcënim të qytetarëve.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, ishte mesazhi i Kim.

Ambasada Amerikane në Tiranë raporton në DASH për zhvillimet në Shqipëri. Nuk ka dyshim se sjellja e Metës para zgjedhjeve është raportuar me hollësi në DASH.

5. “Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën”

Reforma në drejtësi besohet se është molla e sherrit mes Ilir Metës dhe Perëndimit. Në maj të vitit 2020, Ilir Meta paraqiti një platformë me 14 pika për ndryshimin e Kushtetutës dhe të reformës në drejtësi. Platforma solli një reagim të fortë të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo e përkryer, por është e nevojshme, është duke bërë përparim dhe duhet të vijojë”, shkruante Kim.

6. Presidenti i izoluar nga SHBA-BE prej 3 vitesh

Përfaqësuesit e lartë të SHBA-BE kanë shmangur takimet me Ilir Metën që nga viti 2018, kur Presidenti u bashkuar zyrtarisht në një front me Sali Berishën kundër reformës në drejtësi. Në shtator të vitit 2019, drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, zhvilloi një vizitë në Tiranë, ndërsa përjashtoi presidentin Ilir Meta nga axhenda e takimeve. Në 30 qershor 2021, në Tiranë zbarkoi për një vizitë disaorëshe Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker. Zyrtari i lartë amerikan takoi kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, ndërsa shmangu Ilir Metën. Në 9 dhjetor 2021, zhvilloi një vizitë e në Tiranë dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Jo rastësisht Presidenti Ilir Meta u përjashtuar nga axhenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan. Ambasadorët e SHBA-BE në Tiranë kanë evituar gjithashtu takimet me Ilir Metën.

7. Ilir Meta po përgatitet për një goditje nga SHBA

Ilir Meta po përgatitet për një kualifikim të mundshëm nga SHBA si person non grata. I pyetur mbrëmë për mesazhet për mundësinë e shpalljes së tij non grata, Meta nisi të identifikojë ‘fajtorët’ në Tiranë.

“Nëse ka ndonjë palo-ambasadë apo palo-shtet që ka zgjedhur ndonjë palo-politikan për t’i dërguar mesazh Ilir Metës, mua këtu më kanë patur dhe këtu do të më kenë. Më vjen keq për ata amerikanë të korruptuar që komprometojnë vlerat e SHBA-ve. Kur Ilir Meta ka dalë në lëvizjen e Dhjetorit, nuk ka patur ambasadë amerikane në Shqipëri. Unë kam shumë respekt për ambasadat, por kush ka mesazh për Ilir Metën, le të ma thotë direkt, pasi unë nuk do të hezitoj t’ja them kujtdo ashtu siç e meriton. Të marr kryememexhiun e Shqipërisë si zëdhënës serioz, mua më vjen keq për çdo ambasadë që do katandisej në atë nivel”, tha Meta.

Kreu i shtetit, edhe shpalljen non grata të aleatit të tij, Sali Berisha, e ka lexuar si një komplot të Tiranës.

“Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z. Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit”, tha Meta.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/01/2022 02:45

    Eshte e vertete qe nuk kishte amb.amerikane kur filloi Levizja Studentore,por dhe Ilir Meta qe mori pjese ne ate levizje nuk eshte me Ilir Meta i sotem,ashtu si Fatos Nano qe ndiqte me biciklete, kamionin qe shperndante qumeshtin,nuk kishte asgje te perbashket me Nanon ne kulmin e pushtetit,po ashtu dhe Basha kamarieri i dikurshem nuk ka te beje asgje me Bashen me 4 vila,ashtu si hipi Rama,nuk ka asgje t'a lidhe me Ramen e sotem,pervec artit dhe punerave te mira,sa per Berishen,ai nuk ka ndryshuar shume,vetem e ka rritur mireqenien dhe pazarin.Duhet pranuar qe politika dhe pushteti dhe gjithe privilegjet dhe te mirat qe vijne me te,i ka ndryshuar politikanet tane,i ka bere te jene nje person krejt ndryshe nga ata qe hyne ne politike.Dhe z.Meta mos u beni merak,se ajo palo ambasade,ai palo shtet dhe ai palo politikan shume shpejt do t'a dergojne /mesazhin/ per ate /palo president/ me qetesi e dashuri,sic e deshiron vete,vetem durim!

    Përgjigju
  • Çepani: 18/01/2022 23:00

    Po mor Like po,por ti duhet që të përgjigjesh para shqiptarve për videon me zë e figurë të të ndjerit Dritan Prifti,që dobësia jote urdhëroj drejtësinë e plepave t'a zgjidhte sipas dëshirës tënde,duke nxjerrë hajdutin Like qe ne e pamë me zë e figurë të pa fajshëm. Po ai dobësia jote pse të pagëzoi para shqiptarve Like floriri kur u vodh thesari i shtetit në Kërrabë apo me andej e ndarë bashkë,se elbete kishe detyrime"miku i mirë në kohë të keqe " Po çështja ÇEZ dhe i ndjeri ish ambasador,a të vret ndopak ndërgjegjia,ishte pjesë e familjes tënde politike,se ata të 21 janarit për ty ishin kokë pa larë se ishin të ps e për t'a e the publikisht qe nuk të vriste ndërgjegjia bile si askush i dhuntive ata dhe familjet e tyre dhe të vdekur. He mor Like ,mor Like sa të këqia ke berë,sa i pa fytyrë që je,vetëm mos harro që shqiptarët e dinë,më mirë se ty dhe dobësia jote qe sot ka shtet me emrin Shqipëri në hartën e botës është meritë e ShBA ,dhe po ajo Amerikë sot e thotë me fakte e dokumenta se ti Like bashkë me bacën ini antishqiptarët më të mëdhenj të historisë të këtij kombi,boll më me përralla përsovranizëm,demokraci,pluralizëm e drejtësi se ju jeni kanceri real i tyre.

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/01/2022 19:39

    Shqiptarèt, shohin dhe dègjojnè gjithkund "DEKLARATA TÈ KODUARA". Pèr atè fshatin qè duket, e nuk ka nevojè pèr kallauz, nuk flasin mè. Klasifikimi i Berishès si NON GRATA, pa pasur nè shportè edhe Metèn, simbolin e korrupsionit shqiptar, nuk do kishte kuptim fare. Amerikanèt, nuk duan tè dèmtojnè institucionin e presidentit, ndaj presin. Kur Gjykata kushtetuese, tè jetè shprehur, Ilir Meta èshtè njè person privat, njè hajdut ordiner. SHBA, nuk kanè konflikt nè Shqipèri, me institucionet. Shqipèria nuk èshtè Republika Srbska e Milorad Dodik. Ilir Meta, e di mirè kètè, ndaj reagon si kloun cirku kur ballafaqohet me kètè çèshtje. Lèreni tè flasè me popullin e 2 marsit.

    Përgjigju
  • Juna..baxhell Vlore: 18/01/2022 18:38

    Ti merni te keqen Ilirit s.keni ca ti beni as ati as Mones qe e perqafoj fort

    Përgjigju
  • gora: 18/01/2022 17:29

    ee me duket e hengri dhe Agushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë