Ilir Meta e akuzoi për blerje votash në Durrës, Lefter Koka i përgjigjet: Pis burrë! Mos fli natën në Lalëz, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe

Ilir Meta e akuzoi për blerje votash në Durrës, Lefter Koka i përgjigjet: Pis burrë! Mos fli natën në Lalëz, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe

Lefter Koka dhe Edi Rama

Në një prej konferencave të tij të jashtëzakonshme, që në këto të fundit të fushatës elektorale i ka përshpejtuar,  Ilir Meta, sulmoi ashpër Lefter Kokën, i cili kandidon i shtati në listën e Partisë Socialiste në Durrës.

Ilir Meta tha se Lefter Koka ka blerë vota për llogari të Ramës në Durrës. Sipas Presidentit Meta votat që po blihen janë të LSI sepse sipas tij ajo rritet.

"Synimi është të blihen votat e LSI. LSI është problemi se rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i ikin aq më shumë shëndoshet", tha Meta, duke bërë hapur fushatë për ish-partinë e tij. Presidenti ripërsëri edhe shumë akuza të forta në drejtim të Lefter Kokës.

Reagimi i Lefter Kokës ka qenë shumë i ashpër. Përmes një postimi në Facebook, ai i kujton Metës besimin për vite të tëra me votat e durrsakëve.

"Ilir Meta! Në qoftë se kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohe! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot! Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbështeti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot, që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t'i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t'i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve", shkruan Koka.

Deputeti dhe ish-ministri Lefter Koka i thotë Presidentit se është një i marrë fund dhe i kujton 'arkat që ke fshehur në baçe'.

'Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin! Ti je një arsye e madhe për të besuar që ka Zot, se vetëm Zoti mund të të hiqte ty nga qafa e shqiptarëve kështu siç e meriton! I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë", shkruan Lefter Koka në postimin në Facebook.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 23/04/2021 08:47

    Ore si sdel një burr i madh tju zrgoi vëndin xhilol mutziut, florenc kakës, ilitit pis burec hajdut, e kërmës salmut bershurra wc.

    Përgjigju
  • Koli: 23/04/2021 08:21

    Si thone: Like floriri!!

    Përgjigju
  • Burrat ku jane???!!!!.....: 22/04/2021 18:41

    Po ku jeni more Burra?!!.... Me fjale eshte pak more burra, per te vene ne banken e akuzes keta minj te degjeneruar dhe super hajdute e kriminele... A KA BURRA SHQIPERIA???!!!!.....

    Përgjigju
    • Like: 22/04/2021 19:43

      Shume e drejte a ka Avni Rustemi ky vend

  • LORA: 22/04/2021 16:52

    Pershendetje Teri, per ardhjen tende me zemer te hapur ne familjen socialiste,,, aty ku te perket vendi e kuvendi. Tung.

    Përgjigju
  • Ben: 22/04/2021 16:37

    Bravo Lefter jeshtu e kerkon ky palaco.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD