Ilir Meta e ka 'tredhur' Arben Krajën që në 2001? (Një histori, disa fakte dhe rrethana) 

Ilir Meta e ka 'tredhur' Arben Krajën që në 2001? (Një histori, disa fakte dhe rrethana) 

Arben Kraja dhe Ilir Meta

Fakti që, fillimisht Ilir Meta, më pas Sali Berisha dhe së fundmi Edi Rama, po kritikojnë SPAK-un, është një shenjë e mirë, pasi tregon se krerët e politikës së Tiranë janë të shqetësuar nga hija e SPAK-ut. 

Gjasat janë që kupola politike, në opozitë dhe pushtet, nuk e komandon SPAK-un siç kontrollonte prokurorinë dhe gjykatat para zbatimit të reformës në drejtësi, përmes llallëve, gjin gjonëve, zaganjorëve, fullanëve etj.

Në mes kanë hyrë faktorë të tjerë perendimorë që po luftojnë për të rrëzuar bustet e korrupsionit. Dhe bustet e korrupsionit nuk janë as Koka, as Bllako, as Tahiri, as Tushe, por janë protagonistët e privatizimit të ARMO-s, dosjes CEZ, aferës CEZ-DIA, aferës me hec-et, Gërdecit, 21 janarit, koncensioneve në shëndetësi pas 2013, inceneratorëve, tenderave klientelistë, pronarët e Gjirit të Lalzit, Kodrës së Diellit etj. 

Por, ka disa rrethana dhe fakte që të bëjnë të besosh se kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, është nën komandën e Ilir Metës, dhe për rrjedhojë edhe të Sali Berishës, pra të binomit anti-SHBA, anti-reformë dhe pro korrupsion. 

Cilat janë këto rrethana dhe fakte?

Vitet 2000-2002, kur Fatos Nano i besoi drejtimin e qeverisë Ilir Metës, njihen si vitet e modernizimit të korrupsionit në Shqipëri. 

Për herë të parë, vetë Partia Socialiste që qeveriste vendin, opozita natyrisht, prokuroria dhe ndërkombëtarët., denonconin korrupsionin e frikshëm të qeverisë Meta.

Si për ironi, qeveria Meta kishte një njësi anti-korrupsion, e cila drejtohej pikërisht nga Arben Kraja, sot drejtues i SPAK-ut.

Arben Kraja kishte shef Ilir Metën, i perceptuar dhe i akuzuar nga Sali Berisha dhe Fatos Nano si një nga kryeministrat më të korruptuar në kontinent.

Arben Kraja është dëshmitari kyç i korrupsionit historik të viteve 2000-2002, nën drejtimin e Ilir Metës.

Korrupsioni i viteve 2000-2001 është trualli ku u ngrit LSI-ja tre vite më vonë, në 2005. 

Së dyti, kreu i SPAK është komshi me vilë në Gjirin e Lalzit, me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Gjiri i Lalzit, ju e dini, simbolizon korrupsionin me kollare në Shqipëri

Simbolizon unitetin mes kokave të korrupsionit, në kuptimin e mbrojtjes nga ndëshkimi, i territorit të përbashkët, i familjarizimit të fëmijëve dhe i ruajtjes së plaçkës së vjedhur.

Simbolizon investimin e parave dhe pasurive të publike të vjedhura, në një fshat me vila perandorake, mes pishave dhe buzë detit, blinduar me mure, roje dhe kamera.

Sa herë Arben Kraja ka fjetur në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, është zgjuar mes një prove verbuese krimi, kur politikanë pa biznese, pa prona të trashëguara, dikur me pantallona doku, me çerek apartamenti në pallatet parafabrikat, me një pardesy të bardhë apo me një Golf 2, kanë ngritur vila që kushtojnë disa milionë euro.

Mes tyre është edhe Ilir Meta dhe aleati i tij i shpallur non grata për korrupsion nga SHBA, Sali Berisha, dhëndri i të cilit me vetëm 40 mijë euro kursime në vitin 2006 dhe trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të bëhej pronar me 35-50 % i 20 kullave në mes të Tiranës.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pa futur dorën në xhep, u bënë pronarë i një apartamenti 400 mijë euro në Tiranë, i një pallati me vlerë miliona euro në Laprakë dhe i vilës në Gjirin e Lalzit.

(Nuk po i konsiderojmë gojët e liga që flasin për milirda euro të fshehura në parajsa fiskale.)

Çfarë kallëzimesh kërkon Arben Kraja për të nisur hetimet?

Çfarë kallëzimesh kërkon Arben Kraja kur ligji procedural penal parashikon nisjen e hetimeve kryesisht kur indiciet dhe fakti penal të verbon sytë?

Përgjigjet duhen kërkuar pikërisht në vitin 2001.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 08/05/2022 20:33

    Kush e zgjodhi Krajen neve? Ke harruar per te thene qe banon ne pallatet e ndertuara nga Tan Lepuri, shoku i ngushte i Monikes dhe 20% i Edi Rames kur ishte kryetar bashkie.

    Përgjigju
    • Kopshtari: 09/05/2022 17:28

      Edi Rama e ka kerkuar hapur 20% nga ndertuesit, per te zgjidhur te pastrehet dhe ata qe mbeteshin pastrehe per arsye te rregullimit te qyteteve, nuk e ka kerkuar per vete.

  • LORA: 08/05/2022 20:08

    Faleminderit per informacionin Adriatik Doci.

    Përgjigju
  • Soni: 08/05/2022 20:05

    Bravo Adriatik - si gjithnje guximtar. Bravo patriot.Mos u lodh me me Krajen e shitur. Duhet nje SPAK tjeter. Ky aktual krejt i korruptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?