Ilir Meta, garanti më i madh i 30 qershorit

Ilir Meta, garanti më i madh i 30 qershorit

Presidenti i Republikës duket se ka qenë njeriu më i shqetësuar në Tiranën politike, nga intervista fshikulluese e zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Methju Palmer. Ka kuptuar atë që e ka kuptuar edhe Lulzim Basha, teksa i betohej protesutesve se “Evropa dhe populli” do të rrëzonin Ramën. Pra, e thënë ndryshe, përgjimet e Bildit dhe protestuesit…por jo SHBA. Deklaratat e rënda të zyrtarit të lartë amerikan për mbajtjen e zgjedhjeve, dënimin e atyre që dëmtojnë procesin elektoral dhe paralajmërimet personale ndaj Bashës dhe Kryemadhit, kanë qenë mjaftueshëm të qarta, për të krijuar tek krerët e opozitës, idenë se 30 qershori kishte “vizë amerikane” të pakthyeshme.

Të njëjtën analizë e ka bërë edhe kreu i shtetit, i cili prej ditësh investohej publikisht për “hetimin e përgjimeve të Bild”. Në këtë optikë, dalja teatrale e Ilir Metës me një dekret që anullon shpalljen e zgjedhjeve lokale, pasqyron frustrimin e drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të fortë të amerikanëve. Kreu i shtetit ka parë mes rreshtave të intervistës së Methju Palmer, pakthyeshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ka vendosur të zbresë vetë në fushë, në një akt fundor destabilizimi. Me shpresën se duke u sjellë kështu do të pengojë procesin zgjedhor, që amerikanët sapo deklaruan se do ta mbrojnë edhe me futjen në listë të zezë të atyre që do të prishin zgjedhjet.

Mund të duket paradoksale, por Ilir Meta dhe dekreti i tij anullimit të zgjedhjeve lokale, është megjithatë sot garancia më e madhe se këto zgjedhje do të mbahen. Pa ironi dhe pa batutë. Ja pse!

Së pari, angazhimi i kreut të shtetit në pengimin e një të drejte themelore siç janë zgjedhjet, pasi këtë po e bën prej muajsh opozita, i jep zullumit të shkeljes së ligjit dhe nëpërkëmbjes së shtetit të së drejtës, një përmasë thellësisht shqetësuese. Një kuadrat imponues siglash dhe emrash janë vënë sot me mish e me shpirt për të djegur një datë-takimi që sanksionohet nga Kushtetua dhe ligji elektoral dhe që ka të gjithë përkrahjen e ndërkombëtarëve (lexoni Palmer!). Ky kuadrat antishtet nuk duhet të fitojë në 30 qershor. Sepse fitorja e këtij precedenti na thotë se këtë situatë do ta vuajmë me shumë gjasë edhe pas dy, tre apo pesë vjetësh nga e para. Në të gjithë absurdin e vet, porsi sot.

Së dyti, në sfondin e kësaj nisme qëndron një rreshtim politik që nuk i shkon assesi një funsioni të lartë shtetëror, siç është presidenti i Republikës. Një president që rreshtohet nuk duhet të jetë një formulë fituese. Nëse shumica i bindet zig-zageve të Presidentit, që fillimisht dekreton e më pas çdekreton sipas interesave partiake, kemi legjitimuar një model të drejtimit të shtetit, që ka në krye një militant të kamufluar me kostumin e unitetit të popullit. Meta ka konsumuar këto muaj një linjë flirtimi gjithnjë e më të dukshëm me një pjesë të politikës shqiptare. Ky proces duhet të marrë fund, përmes mospranimit të shtyrjes së zgjedhjeve, që përligj mes të tjerash edhe modelin e një presidenti jo arbitër, por lojtar.

Së treti, këtu nuk po kërkohet të rrëzohët e të futet në kaos total qeverisja lokale, por më në horizont, edhe të destabiliziohet momenti më kulmor i zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk ka kancelari dhe zyrtar të huaj që merret me Shqipërinë, që të mos shfaqë preokupim për përmbylljen e këtij procesi të nisur katër vjet më parë. Korpusi antireformë vijon të mbetet ai i njohuri, emrat janë po ato dhe interesat gjithashtu. Duke ruajtur normalitetin ligjor, institucional dhe elektoral, garantohet edhe perspektiva e ngritjes së SPAK e organeve të tjera, përfshirë Gjykatën Kushtetuese që aq shumë nevojitej në këto kushte.

Kreu i shtetit e ka bërë më të trashë zullumin antikushtetues, prandaj e ka bërë edhe më të lehtë mbajtjen e një qëndrimi të qartë ndaj katrahurës që po përgatitet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 09/06/2019 12:46

    Sa bukur ke shkruar, te lumte. Analize niveli. Ilir Meta e hoqi masken me ne fund. Respekt, Roza

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 09/06/2019 07:03

    Hallall ke bere nje analize te persosur.Ky na tregoi edhe njeher qe eshte kunder reformes ne drejtesi qe eshte e pakthyeshme.Keta vetem se do e vonojn ca po per te tjerat i ka mar ne dore SHBA dhe BE.Ky i shkret vetem se doli ashiqare asgje me shum.Nuk ka zot qe e shpeton.Ky eshte presidenti i pare qe do njihet nga historia si me negativi qe se do mbi 70 % e shqiperis.

    Përgjigju
  • tani: 09/06/2019 06:19

    Pse mor Zot e drejtojne kete vend vetem keta njerez???

    Përgjigju
    • Xoxo: 09/06/2019 08:17

      Plera dhe funderina e fundit ne pushtet eshre meta...sebashku me lsi konsiderohen kanceri shoqeris tone

  • Drejtësia po vjen: 09/06/2019 05:34

    I PËRSOSUR z.Meta, Fiks fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)