Presidenti i vendit, Ilir Meta zgjodhi Pogradecin për të njoftuar se i ka kërkuar SPAK-ut që të hetojë urgjent atë që ai e quajti skandalin e vjedhjes nga PS të të dhënave personale.
"Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e Presidentit të Republikës drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze, atë të keqpërdorimti dhe të vjedhjes së PS të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji.
Ka qenë një shkelje e poshtër e çdo norme dhe morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të Shqipërisë në dispozicion të një partie politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin. Dhe për këtë arsye përdor forma të poshtra që u bën presion shqiptarëve dhe u keqpërdor të dhënat për intimidimin dhe frikësimin e tyre.
Madje Presidenti Meta nga Pogradeci bëri edhe një premtim sikur të ishte në fushatë elektorale vetë ai, ku u angazhua ne emër të qeverisë së ardhshme që sipas tij do të ketë frikë nga populli.
"Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar në 2 mars. Tani fillon koha kur qeveria që do të vijë, jo kjo që ka iku se për më tepër ka ikur edhe nga mendja pasi shkel vetëm ligjin po vjen koha që qeveritë që do të vijnë do të kenë frikë nga populli dhe askush nuk do të cenojë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve për ti frikësuar apo intimiduar apo shtypur me qëllim që ti frikësojë ata me qëllim që ti zbojë nga Shqipëria me qëllim që ti zëvendësojë nga me qytetarët të Bangladeshit"
", ka thënë Meta.
Ditën e djeshme, përmes ish deputetit, Enkelejd Alibeaj, PD denoncoi Partinë Socialiste se sipas saj ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë duke shkelur privatësinë e tyre gjë që është vepër penale. Alibeaj tha se në selinë e PS janë vendosur kompjuterë dhe serverë që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime zgjedhore.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Balla deklaron se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Kjo sipas Ballës, kjo punë bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!
Akuzat e PD i ka hedhur poshtë edhe platforma e-Albania. Në reagim e-Albania shkruan se këto janë të pabaza dhe se kjo platformë në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetarëve por është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.
Hajduti Like floriri ulerin kapni hajdutin...?
Përgjigju