Kreu i shtetit Ilir Meta i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i refuzoi ftesën për takim sot në Presidencë. Meta përmes letrës tenton që të zbusë tonet me kryeministrin duke iu lutur që të reflektojë për të mos shkuar në zgjedhje ditën e dielë. Presidenti shprehet në letër se e priti kryeministrin sot për të diskutuar për të vendosur së bashku të dy datën e re të zgjedhjeve lokale, por shton se ai iu përgjigj me një të larë në pishinë 200 metra larg selisë së tij. Sot presidenti shpalli një dekret tjetër pas atij të anulimit të zgjedhjeve, ku caktoi 13 tetorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore, dekret i cili u konsiderua sërish nul nga kreu i qeverisë.
LETRA E PLOTE
I dashur Edi,
Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.
Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.
Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.
Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.
Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.
Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.
Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.
Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.
Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.
Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.
Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.
Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!
Nuk e di po kjo leter sec me kujton ....Aty ILIR META filloje te marri kot
PërgjigjuI duhet patjeter nje vizite tek psikjatri sic duket edhe vapa ben punen e saj derisa anulon dekretin per diten e zgjedhjeve ne 30 qershor nuk dekreton date tjeter sheh endrra shkon ne zyre ne oren 5 te mengjesit pret kriminelin e 21 janarit sic duket Lulush krimineli i fryu ne vesh cakton papritur nje date te re zgjedhjesh kercenon SHBA dhe OSBE mesa duket i duket vetja si Enver Hoxha qe i shpallte lufte imagjinare imperializmit amerikan socialimpwrializmit rus dhe kinez. Mwrreni dhe mbylleni ne cmendinat e Vlores ose te Elbasanit se ky eshte i lojtur nga trute se sa me gjate te rrije ne presidence rrezik te cmende edhe te tjere.
PërgjigjuJo nuk bie dakord me Ty,e pe SA I qete ishte dje ,si eshte normal dhe shume I kujdesshem per ruajtjen e gjakftohsise Meta eshte politikan kete e Ka treguar dhe Ka triumfuar edhe ne momentet me te keqia te T tij be politik,Si po e thote hapur para ekranit dhe popullit per doktorin
Rama nuk pranon bisedime me presidentin
Përgjigjuvetem burgun per kete . populli e do ne burg per hajdutlleqet e poshtersite qe ka bere ky me te shoqen ketij vendi
PërgjigjuDakort e zeme se Rama thote po si do ja besh Lulzim Bashes qe thote jo ne zgjedhje me Ramen . President po gaboni dy here
PërgjigjuVendos ligji jo qefi jot imi apo juaji
PërgjigjuFoli prape deficenti! Gazi i botes u be! As doreheqja nuk i ben pune. Tani vrit veten si Aljente se do te godasin njerezit rruges me gure o palaco cirku
PërgjigjuKe pasur kohe pafund, por qellimisht sillesh si zvarranik helmues. Shpresoj ta paguash cmimin e poshtersise.
PërgjigjuMe keq ardhje te madhe kur lexojne keto lajme te trishtueshme per Shqiperine atdheun tone te dashur,ku politikanet atje asgje nuk po bejne per popullin por e keqja me e madhe eshte kjo mosmarveshje qe do ta quaja monstruoze dhe te stisur ne kurris te popullit Tim te vuajtur dhe te lodhur ku bijet dhe bijat e tij kane perfunduar neper bote duke punuardhe luftuar per nje te ardhme SA me te mire,Jo SE Shqiperia jone e bukur nuk Ka potential,ne kemi gjithe te mirat,mbi te gjitha kemi natyren,kemi diellin,detin,turizmin malor,kemi gjithcka te bukur por politika mbetet problemi me I madh per njerzit tane te lodhur dhe te shumevuajtur Te dashur bashkeatdhetare,vota eshte e lirevotoni nese deshironi me 30 Qershore,ose shkoni me plazh edhe qendroni larg dhunes dhe urrejtjes me njeri tjetrin.Kush deshiroje te votoje me qetesi me ta lere voten be kuti dhe te shkoni me shtepi,vota eshte e juaja dhe vetem e juaja,askush nuk guxon te Los dhe te dhunoje tedrejtag e tua Mo's nguroni por votoni
PërgjigjuKlodi kudo qe jetojme ka parti te pergjegjshme qe maten ne zgjedhje jo rrugeve me zjarr. Ka mundesi per pjesemarrjen e cdo partie politike qe matet ne zgjedhje. Ka dhe qytetare te pergjeghshem qe nuk shperdorojne te drejten e votes po votojne me pergjegjesi per vete dhe vendin. Per burg eshte cdokush qe ben krime dhe nuk rezpekton ligjin.
Ermela ne 30 Qershor nese ka zgjedhje jemi zyrtarisht me 61 bashki per PS.Aty ku jeton ti gjoja, a ka vetme 1 parti ne pushtet?.Te gjithe politikanet jane per ne burg.
Ka hedhur gurin ne pus debili edhe thot tani hajde ta nxjerrim.Burgu e pret pa merak.I ka kthyer ne leter higjenike dekret qe nxjerr vet ky i pa moral,Duke ulur vlerat e tij dhe behet bashkpuntor me kriminelat e shkaterruesit e vendit.Antikombetar i lindur.Do vij koha te jap llogari edhe qeni i saliut.
PërgjigjuJu mungon vizioni zoti president!!! Doreheqja ishte rruga me e drejte!!! Deshtova per ti sherbyer popullit tim per arsye e rrethana qe nuk vareshin nga mua.. dhe ik..behu burre shteti pastaj...
PërgjigjuIlir Malok Koke Lopë Floriri, mebdon per Integrimin e vendit. Kuku per ne
Përgjigju"Reflekto, mos na zhgënje" - Paskan hall të madh. I bie që Edi duhet të bëhet sekseri me ndërkombëtarët për tiu shpëtuar by**en këtyre, ose mund të interpretohet kështu, "Edi, mos na zhgënje. Le të jemi të gjithë bashkë palë për t'ia futur popullit sic bëmë 30 vjet. Mos na braktis!" Ne shqiptarët kemi shume përralla, ku ne qender jane disa vellezer dhe ku njeri prej tyre eshte tullac, dhe te gjithe e dine qe tullaci eshte më i zgjuari. Derrin maç ua la ne dore këtyre, me perjashtim te Mones qe i ka ngecur
PërgjigjuHahahaha, sa kam qeshur kur e lexova. Ky ështē një aktor i humbur, dujet si skeç i Portokalli-t Hahahaha
PërgjigjuO pleh
PërgjigjuPtuuuu o pler president ... je ti shkaktari i te gjith te keqijave qe Po ndodhin ne vend... por dije se Po pati viktima diten e zgjedhjeve do terhiqesh zvarr ti bashk me doktoreshen tende
Përgjigju