Ilir Meta merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me temë 'Indeksi i Paqes 2018'

Ilir Meta merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me temë 'Indeksi i Paqes 2018'

Presidenti Ilir Meta

Aktiviteti i organizuar nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC)

Në aktivitet prezantohet Raporti për Paqen Globale, publikim i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes.

Relatori kryesor, themeluesi i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, Steve Killelea, dy herë kandidat për çmimin Nobel për Paqen.

Presidenti i Republikës Ilir Meta merr pjesë në aktivitet së bashku me Koordinatorin e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, Brian J. Williams, sipas njoftimit të Presidencës.

Është një kënaqësi e veçantë që të marr pjesë në një prezantim të tillë! Aq më tepër nga një personalitet i tillë botëror, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri dhe qëme prezantimin e studimit të tij na ngacmon të gjithëve për të punuar më shumë për paqen.

Forcimi i bashkëpunimit midis shteteve të botës me qëllim zhvillimin ekonomik dhe në mënyrë tëveçantë ruajtja e paqes në botë, ishin rruga dhe shpresa e vetme për një paqe të qëndrueshme e për një botë më të mirë për mbarë njerëzimin mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara lindi si mekanizëm për ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në botë me parimet e saj dhe padyshim që të gjitha përpjekjet e përbashkëta të kombeve në këtë drejtim, përtë krijuar më shumë besim mes tyre, në përpjekje për të garantuar jo vetëm paqen, por edhe dinjitetin njerëzor e vlerat e të drejtat themelore të njeriut, për të garantuar barazinë mes vetë kombeve e respektin reciprok, pavarësisht forcës e madhësisë së tyre.

Është e vërtetë se bota sot është më e paqtë se 70 vjet më parë, pavarësisht nga treguesit relativë të përmirësimeve apo përkeqësimeve, dhe që pas viteve 90-të, ka më shumë shoqëri demokratike e vende në demokraci, ashtu sikurse rreziqet dhe sfidat që kemi përballë janë të shumta, janë edhe të reja e të panjohura më parë dhe paqja në botë mbetet gjithmonëe brishtë dhe e kërcënuar, ndaj ajo asnjëherë nuk duhet të merret e mirëqenë dhe duhet punuar seriozisht në drejtim të saj.

Evropa dhe mbarë bota po përjetojnë sot ndryshime dhe zhvillime politike, kulturore, sociale dhe lëvizje demografike,dhe disa prej këtyre ndryshimeve është vështirë për t’i ndalur, pasi përpjekjet për t’i ndalur mund të krijojnë konflikt e përplasje, ndërkohë qëështë detyra jonë që nuk është e lehtë, për të pranuar apo për t’iu përshtatur me parimet dhe vlerat universale të demokracisë e të drejtave të njeriut.

Nënë Tereza thonte: ‘Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde’!Besoj se kjo është një thënie tepër e mençur që secili të japë kontributin e vet, në familjen e vet,në komunitetin dhe vendin e tij dhe në rajonin e tij.

Familja, shkolla dhe të rinjtë janë themeli i të gjitha shoqërive dhe perspektiva e së ardhmes.

Duke investuar tek të rinjtë tanëështë një investim i sigurt për të ardhmen e shoqërisë, për paqen, sepse ata janë grup-mosha më delikate dhe më e ekspozuar ndaj veseve dhe fenomeneve negative sociale.

Mungesa e besimit për të ardhmen, shkollimi i pjesshëm dhe sipërfaqësor shkaktojnë trauma, probleme e përplasje sociale e sjellin edhe më pak paqe të sigurtë, mirëqenie e stabilitet.

Ndaj ështëdetyrë parësoreinvestimi nëpolitikat zhvillimore ndaj aftësive, prirjeve dhe nismave të tyre për të krijuar kështu mundësinë e qetësisë dhe paqes në vend. Dhe një nga elementet ishte investimi në kapitalin njerëzor kune kemi gjithashtu shumë për të bërë.

Një element tjetër shumëi rëndësishëm, për të zhvilluar e forcuar paqen, është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prezenca serioze e krimit të organizuardhe korrupsionit në një vend do të thotëjo vetëm kërcënim i sigurisë, por edhe rritje të shpenzimeve për sigurinë e brendshme, duke hequr mundësinë për të investuar nëshumëfusha të tjera si edukimi, kultura apo infrastruktura, ku duhet të investojmë vazhdimisht në mënyrë që të garantojmë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe stabilitetin e vendit dhe kështu të forcojmë vazhdimisht paqen.

Siç e vërteton edhe studimi i paraqitur, një vend në paqe është një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme, të vazhdueshme, me mirëqenie të lartë dhe me rritje të të ardhurave për frymë të popullsisë.

Nuk mjafton vetëm rritja e qëndrueshme ekonomike, por ajo duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse, pasi mirëqenia është garancia më e madhe e paqes,ndërsa varfëriaështë një nga armiqtë e paqes dhe pabarazia ekonomike në rritje përbën rrezikun më të madh për paqen në çdo vend dhenë çdo rajon.

Ndaj paqja dhe fuqizimi ekonomik, shkojnë pothuajse në të njëjtin drejtim.

Besimet fetare kontribuojnë në ndërtimin e paqes duke ndikuar në klimën morale-shoqërore-politike, përmes forcimit tëfrymës sëbashkëpunimit mes komuniteteve të ndryshme.

Aktorët fetarëjanë një forcë e madhe për drejtësi sociale, për shoqëritë dhe për paqen.

Konfliktet e ashtuquajtura fetare sot në botë, siç e dini shumë mirë edhe nga konfliktetjo të largëta në kohë në rajonin tonë, nuk janë konflikte të besimeve, por konflikte, të cilat keqpërdorin një besim të caktuar për të arritur qëllime politike, hegjemoniste apo ekonomike.

Asnjë fe e madhe nuk predikon pjesëmarrje dhe nuk është burim i konfliktit, por secila prej tyre është një forcë në krijimin e paqes.

Bashkësitë fetare dhe liderët e institucionet fetare mund të ndërmjetësojë në situatat e konfliktit dhe të shërbejë si një lidhje komunikimi jo vetëm për të ulur tensionet, por edhe të ndërgjegjësojnë ndjekësit e tyre për karakterin e vërtetë të konfliktit.

Shqipëria për fat të mirë, mbetet dhe është e vendosur të vazhdojë të jetëmodel i paqes dhe i harmonisë mes komuniteteve fetare.

Ne jemi shumë krenarë që kjo vlerë historike dhe kombëtare ruhet dhe forcohet larg influencave dhe tendencave të huaja për to dhe për populli tonë.

Evropa dhe bota sot po përjetojnëringjalljen dhe rritjen e rrymave populiste, nacionaliste dhe ekstremiste në disa vende, të cilat jo vetëm shfaqen kundër projektit evropian të paqes dhe solidaritetit të pas Luftës së Dytë Botërore, por mbështesin me nostalgji ringjalljen e koncepteve tështetit-komb dhe hegjemonizmit nacionalist, etnik apo dhe fetar, të cilat ishin burimi i lindjes së konflikteve botërore.

Përballë kësaj situatë, qeveritë, shoqëria civile, intelektualët, figura të shquara të historisë, artistë e krijues e përfaqësues të të gjitha kombeve duhet të bëhen bashkë e të flasin me gjuhën e paqes dhe të veprojnë të gjithë me një mision të përbashkët.

Kjo është një sfidë dhe një apel për të kuptuar se çmimi për të ruajtur paqen është shumë herë më i vogël se sa pasojat e çdo konflikti dhe lufte.

Nuk mjafton vetëm të flitet mbi paqen.Duhet të besojmëte paqja për të pasiajo nuk është e përjetshme dhe siç e tregoi edhe indeksi kjo bëhet në mënyrë mjaft komplekse. Ajo nuk është një dhuratë që gëzon imunitet e paprekshmëri. Ajo fitohet me gjak, mund e sakrifica e ndoshta, po kaq vështirësi kërkohen për ta ruajtur atë.

Ndaj edhe njëherë dua të shpreh kënaqësinë që mora pjesë në një prezantim të tillë dhe të shpresoj që të kemi një bashkëpunim edhe si vende, edhe si rajon – një rajon i veçantë si ky i yni, Ballkani! Shpresojmë që ky të jetë një vit i mbarë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin!

Kemi një moment mjaft pozitiv sikurse është marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe do të ketë një impakt të madh për të gjithë rajonin, për Maqedoninë dhe vendet tona. Shpresojmë që dialogu Serbi-Kosovë të japë një impakt pozitiv për të gjithë rajonin tonë dhe të rritet besueshmëria e tij. Që paqja të jetë edhe më e qëndrueshme se sa deri më tani, edhe që të jetë edhe më pozitive se sa deri tani!

Presidenti Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Dramatike në Serie A, Juventusi shënon tre herë në fund dhe barazon 3-3 Bolognan! Verona fiton dhe zyrtarizon mbijetesën

GOLAT/ Dramatike në Serie A, Juventusi shënon tre herë në fund dhe barazon 3-3 Bolognan! Verona fiton dhe zyrtarizon mbijetesën