TIRANE- Çështja e armëve kimike do të jetë sot në fokus të bisedës në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Tv “A1 Report”. I ftuar në studio, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do t’i flasë mbi përftimet apo humbjet e vendit nga mosshkatërrimi i armëve kimike.

Pas diskutimeve të vazhduara lidhur me rrezikun që mund të përbënte për vendin tonë sjellja dhe shkatërrimi i lëndëve kimike të Sirisë, si dhe protestave në mbarë vendin, kryeministri Edi Rama, dha përgjigjën e mosrpranimit të këtyre lëndëve, pasi Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për reailizmin e procesit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)