Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pretendon se synimi i vetëm i qeverisë Rama është të largojë shqiptarët nga vendi dhe të sjellë shtetas të huaj. Ky reagim i ish presidentit vjen pas vendimit të Këshillit të Ministrave që tregon se qeveria vendosi “zbatimin e procedurave të koncesionit/partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë”.
Sipas Metës, Rama po bën një aventurë që të lërë shqiptarët të largohen dhe të sjellë punëtorë nga Bangladeshi dhe me ironi thotë se “me ata do të anëtarësohet në BE”.
“Nëse do të merremi me të gjitha skandalet që prodhon çdo ditë kjo qeveri, merremi. Por është edhe dëshira e kësaj qeverie që të zhvendosim vëmendjen nga prioritetet më të mëdha të vendit tonë. Kjo është një aventurë, siç është aventurë e shpallur që të lëmë të ikin shqiptarët se na vijnë punëtorë nga Bangladeshi e me ata do të anëtarësohemi në BE. Dhe kjo është në vazhdën e kësaj logjike. Të ikin shqiptarët dhe të sjellim të pasur. Qëllimi është t’i kthejmë ose në shërbëtorë ose ata që kanë mbetur këtu në emigrantë. Këto janë skenarë që nuk do të funksionojnë këtu. Edhe atje e kanë mendjen tek kullat dhe metrat katrorë se kështu nisi kjo punë”, tha Meta.
Sa i përket paralajmërimeve për protesta në shtator, Meta thotë se do të bashkëpunojnë me çdo forcë politike, duke iu referuar kështu edhe Sali Berishës e ‘Rithemelimit’.
“Ne do të dalim në përkrahje të çdo iniciative qytetare, të çdo proteste. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Kjo i ka ndodhur popullit tonë vitet e undit. Ky është zgjim i pandalshëm. Ne bashkëpunojmë me çdo forcë politike, me cdo grup interesi për të vendosur llogaridhënien urgjentisht në këtë vend. Ky është proces i pandalshëm. Historia ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Këto borxhe ku do i fusë Rama shqiptarët, do i paguajë vetë atij”, tha Meta.
Një thirrje e kishte edhe për punonjësit e administratës që të mos përdoren nga askush.
“I bëj thirrje punonjësve të administratës të mos përdoren si bedela (ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese). Kemi të bëjmë me aventurierë që në fund fare do thonë fajin e keni ju se ne me kartelë ishim”, tha Meta.
-
Ik o kaqol e bej pak plazh,se ky dimer do jete i ftohte per ty
Përgjigju -
Mos ja vini re si IM dhe SB se te dyve ju eshte prishur gjumi i nates. Gjate dites jetojne me halucinacionet e viktimave qe kane shkaktuar keto 30 vite.
Përgjigju -
Like hajduti del dhe ben moral mjer shqiperia ku ka rene
Përgjigju -
Ik o kryehajdut se nu kta ka pare hajrin kush sot e 30 vite
Përgjigju -
Turp i madh.burr pa karakter ti meriton burgun qe t shpetojm tgjith e mos te degjojm me ty
Përgjigju -
Po qellimi jot cili esht apo t vjedhesh dhe nj her popullin shqiptar
Përgjigju -
Vetem kte meten se mer me njeri seriozisht sdi ca te thot ka ikur nga trrut
Përgjigju -
Cja fusin kot kto kush do te punoj te punoj po se nuk punoni ju po vin puntor te tjer
Përgjigju -
o like po pse nxjerr budalliqe nga goja m burr se ka plot vende pune, po ti bashk me non graden vetem vrere nxirrni nga goja
Përgjigju -
kjo nuk eshte aspak e vertete pasi po te duash te punosh ke plot vende pune
Përgjigju -
vetem budalliqe flet ky kriminel
Përgjigju -
Kur flet dhe ky palla mo mos ngelt njeri pa fol
Përgjigju -
ky meta ka ik nga mendorja
Përgjigju -
Po Po e kemi marre vesh qe je pall
Përgjigju -
O ilir meta o kriminel
Përgjigju -
Se duroj dot fare kte ilirin kur flet
Përgjigju -
Meta boll foleee se le nam sa ishe president ste shihnim naj her per problemet e popullit apo per ta zhvilluar Shqiperine me shume,tani qe ike nga presidenca po ben sikur ja do te miren popullit…legen mashkull turppp te te vije!!!
Përgjigju -
Ky Meta shyqyr iku nga presidenca…dhe u zgjua nga gjumi letargjik me ne fund
Përgjigju -
Po ju sjeni te afte te beni vete nje protese apo thuaj skane pse te protestojne shqiptaret as juve sbeni dot vete se skeni njerez qe jane te kenaqur nga ju
Përgjigju -
Po meta po vazhdo brockullit sic ke ber gjithmon se nuk ke pun tjeter
Përgjigju











Komente
Komento