Ilir Meta: Referendumi, shpata e Demokleut mbi tradhtaret! Basha-Rama të koordinuar kundër integrimit! PD u bë shtojcë e mazhorancës

 

Ilir Meta tha sot se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë koordinuar për të penguar integrimin evropian të vendit.

"Përshpejtimi i integrimit nuk ishte vullneti jo vetëm i lidiershipit të PS, por për fat të keq, i ish lidershipit të korruptuar e të kapur prej kohësh të PD, që programuan në mënyrë të qëllimtë djegien e mandateve, shkatërrimin e reformës në drejtësi. S’mund ta bënin pa futur në grackë edhe LSI, e cila për fat të keq doli jashtë funksionit të saj duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce të vetëdijshme, që ishte PD e Lulzim Bashës, që e kishte të mirëprogramuar gjithçka me Edi Ramën.

Falënderoj anëtarët e LSI për gjithë sakrificat e tyre dhe kam besim në përkushtimin e tyre në t ardhmen për çështje më madhore që ndeshet vendi ynë, nuk është më një forcë politike që ndryshon fatin e vendit, siç ishte një nga rolet e LSI përmes krijimit të saj për të qenë një forcë që ndihmonte zhbllokimin n ngërçeve artificiale që krijoheshin ka ardhur momenti që populli i 2 marsit të nisë rrugën e tij të shumëfishohet ditë pas dite dhe sa më shpejt të triumfojë referendumi si e vetmja rrugë e vetmja mënyrë që do vendosë në kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme. kjo do ndodhë shumë shpejt dhe jam i bindur që referendumi që i ka munguar vendit, uzurpatorët dhe tradhtarët”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

LSI mban Konventën, Meta rimerr kartën e anëtarësisë: Partia e Referendumit po na pret, 'shpata e Demokleut' mbi tradhtarët


K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë