Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se shqetësimet serioze të medias janë një këmbanë e fortë alarmi në vend dhe fton gazetarët që të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ky reagim vjen pas një artikulli të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ku përmendet rasti kur Edi Rama dërgoi për ‘riedukim’ një gazetar gjatë konferencës live.
Meta shkruan se të drejtat e gazetarëve shkelen sipas tij nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama. Ndër të tjera thekson se “beteja për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë.”
“Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë, kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përshpejtimin e integrimit europian.
Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga çdo nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.
Duke ndarë disa nga konstatimet më serioze në artikullin e FAZ, i ftoj të gjithë gazetarët e pavarur dhe kurajozë, që pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj! Beteja pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë dhe autocensura!” – shkruan Meta.
Në artikullin e medias gjermane thuhet se kërcënimi me riedukim është një kujtim i qëllimshëm i represioneve brutale nën diktatorin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha dhe nuk është hera e parë që Rama e përdor.
keto jane tendenca te nje rregjimi autokratik qe kerkon te kufizoje lirine e fjales. Po qeveria thote qe po bejme reforma per te hecur drejt Europes!?
PërgjigjuPo po se ka nerva rama te merret me gazetaret aman
PërgjigjuPo shko mor tutkun se ste merr njeri per baz ty del cdo dit me deklarata te reja
PërgjigjuTi po flet shum ne ajer dhe shum kot spiun.
PërgjigjuPo llap cik si shum ti m idjot le nam spiun i dreqit
Përgjigju