Ilir Meta: Të ngrihen organet e
Drejtësisë dhe të nisë Zgjedhorja 

Ilir Meta: Të ngrihen organet e<br />Drejtësisë dhe të nisë Zgjedhorja <br>
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielson.

Meta dhe Christian Danielson diskutuan për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka përmbushja e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe u shpreh optimist për plotësimin në kohë të tyre.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, Meta “Nënvizoi gjithashtu se pritshmëritë legjitime të qytetarëve shqiptarë dhe investimin e madh evropian dhe amerikan për reformën në drejtësi duhet të njohin përparim cilësor dhe të shpejtë në ngritjen e plotë dhe funksionimin efikas të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë që ka nisja në kohë e reformës zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, për të trajtuar me seriozitet dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet që ngrihen në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Në fund të takimit Presidenti Meta dhe Danielson shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon dhe zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi